Si i ka harxhuar 25 miliardë euro për 10 vjet Maqedonia!

Nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2016, për dhjetë vite qeverisje, VMRO në koalicion më dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH, kanë harxhuar gjithsej 25 miliardë euro. Kështu thuhet në analizën e përgatitur nga magazina ekonomike “Kapital”, bazuar në llogaritë përfundimtare të buxheteve nga vitit 2007 deri në fund të vitit 2016, përcjell gazeta KOHA.“Dhjetë vitet e fundit qeverisje, pushteti ka harxhuar 25 miliardë euro para të qytetarëve, ndërkaq për projekte kapitale ka investuar vetën 1.2 miliardë euro apo 5 për qind nga vlera e përgjithshme e dhjetë buxheteve të miratuara”, thuhet në këtë analizë.Të dhënat e kësaj analize tregojnë se si është harxhuar çdo denarë i grumbulluar në buxhet nga tatimet e qytetarëve si dhe parat e huazuara përmes euro-obligacioneve, gjegjësisht 90 për qind e parave të buxhetit janë harxhuar për qëllime joproduktive. Analizuar sipas viteve, më shumë para nga buxheti Qeveria ka harxhuar për ndërtimin e objekteve të ndryshme dhe atë më së shumti janë harxhuar gjatë vitit 2015, gjithsej 176,4 milionë euro, ndërsa më së paku janë investuar në vitin 2007, rreth 79 milionë euro, nga 210 milionë euro të parapara për investime kapitale.“Është tepër shqetësues fakti se 1.2 miliardë euro të harxhuara për investime kapitale, 50 për qind e këtyre kanë shkuar për ndërtimet e ndërtesave administrative, fasadave dhe objekte tjera nga projekti “Shkupi 2014”, thuhet në analizë, transmeton KOHA. Pikërisht ndërtimet e objekteve të këtij projekti, gjegjësisht kompanitë e angazhuara nga Qeveria e Maqedonisë për realizimin e punëve ndërtimore kanë inkasuar nga shteti pothuajse gjysmën e parave të investimeve kapitale prej 1.2 miliardë euro apo mbi 600 milionë euro pushteti ka harxhuar për ndërtimin e projektit “Shkupi 2014”. “Investimet kapitale të përgjithshme për 10 vitet e fundit apo 44,6 për qind nga shuma e përgjithshme e buxheteve prej 25 miliardë, janë harxhuar edhe për të blerë vetura dhe automjete tjera, mobile, dotacione për komunat që kapin vlerën prej 2.7 miliardë euro”, thuhet mes tjerash në këtë analizë. Gjithashtu, për një dekadë pushteti vetëm për rroga në administratën publike ka harxhuar 3,8 miliardë euro, ndërsa për pensione rreth 6 miliardë euro. “Është interesante se gjatë këtyre dhjetë viteve qeverisje, qeveria në ikje nuk ka rritur asnjëherë të realizon vlerën e paraparë të investimeve kapitale. Edhe pse me buxhetet e dhjetë viteve të miratuara, kjo qeveri, nga 3.4 miliardë euro të parapara si investime kapitale, ka arritur të realizon vetëm 1.2 miliardë euro”, thuhet në analizën e përgatitur nga magazina javore ekonomike “Kapital”. Pos kësaj, kjo analizë tregon se pushteti nuk ka arritur realisht të projektojë të hyrat dhe të dalat në buxhet, kështu që pothuajse çdo vit ka pasur dështim në mbushjen e buxhetit.”Revidimin e harxhimeve publike Qeveria vazhdimisht e ka bërë sipas formulës tani më të njohur, shkurtimin e mjeteve financiare nga investimet kapitale që të mund të sigurojë rrogat e administratorëve dhe pensionistëve. “Për shembull rritja e paraparë ekonomike për vitin e kaluar prej 2.4 për qind nuk do të revidohej nëse pjesa më e madhe e parave të parapara për investime kapitale do të harxhoheshin për ndërtim të rrugëve, hekurudhave apo hidrocentraleve, e jo për ndërtim të përmendoreve dhe fasadave”, thuhet në analizë. Edhe Banka Botërore disa herë i ka sugjeruar Qeverisë së Maqedonisë që me paratë buxhetore më së shumti të investojë në projekte kapitale produktive, gjegjësisht një të katërtën e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) që i bie të jetë rreth 2.5 miliardë euro të shkojnë për investime kapitale dhe më këtë Maqedonia do të kishte rritje ekonomike të shpejtuar. “Deri më sot, asnjëra qeveri gjatë këtyre 25 viteve fundit, përfshire edhe qeverinë e 10 viteve të fundit nuk kanë paraparë para për investime kapitale më të larta se 4 apo 5 për qind nga vlera e përgjithshme e BPV-së. Shuma më e madhe e investimeve kapitale është paraparë me buxhetin e vitit 2008 në vlerë prej 4.8 për qind nga BPV-ja, ndërsa vitin e kaluar shuma e paraparë e investimeve kapitale është në nivelin 2.8 për qind nga BPV-ja”, thuhet në raportin e BB-së. Pikërisht mos realizimi i plotë i investimeve kapitale këto dhjetë vitet e fundit, është dhe shkaku kryesor që Qeveria ka rritur dhe borxhin publik, i cili në vitin 2007 ishte 1.57 miliardë euro apo 25.8 për qind nga BPV-ja, ndërsa përfundimisht me muajin dhjetor të vitit 2016 borxhi publik për dhjetë vite është rritur për 3.4 miliardë, duke arritur në shifrën totale prej 4.7 miliardë ose 47.8 për qind nga BPV-ja.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...