
Isha shume I lumtuar dhe I gëzuar kur u nisa nga Gjermania për në vendlindje në Kosovë për të kaluar pushimet pas një kohe të gjatë .Isha shume I lumtur se do të takoj familjarët miqët dhe shokët dhe të qmallem me ta për disa ditë pushimi, por më ngjau ajo cka kurr nuk e kamë pritur madje as të imangjinoj se ky “pushim” që kisha planifikuar të më kaaloj si është më zi, madje edhe të sorollatem në gjykatë në Viti, sikur ndonjë “kriminel”?!!! Kështu e nisi rrëfimin e tij për gazetën tonë, mergimtari Basr R.Zuka nga Pozharani I cili tash e disa vjet jeton dhe punon në Gjermani. Ai ka vazhduar rrefimin e tij duke dhënë detaje se cka I ka ndodhur.”Me të hy në vendkalimin kufitar në Kosovë te Dheu I bardhë me erdhi befasia e parë e pakëndëshme kur te vetura gjatë legjitimimit tim dhe të anëtarëve të familje policia më “njoftuan” se duhet të shkoj me ta për të marrë një deklaratë.E deeklarata ishte se “Ju keni një fletëdenoncim nga Inspecioni I vitisë dhe se duhet të shkoni urgentishtë ne Gjykatë në Viti.U befasove keq. Iu tash se unë nuk kamë bërë asgjë jashligjit dhe se ndodshta jeni duke gabuar por ata për të bërë punën e tyre dhe porositë nga Gjykata ma konfiskuan Paasaportën!!!!!! Vertetë kjo edhe më shumë me befasoi për të keq edhe pse policia gjatë inttervistimit u sollën mirë. Unë nuk ksiha ku të shkoj pa pasaport sepse planifikoja të shkoja disa ditë në bregdetin shqiptarë .Po atë ditë në ora 10 pa hyrë fare tek familjarët me sugjermin që ma bënë policia kufitare u detyrova të shkoj në Gjykatë në Viti.
Po edhe aty vazhdon Basriu, më priti befasia tjetër kunë ggjykatë përkatësisht tek gjykatësi ku ishte lënda ime për kundravjtja gjoja qe kamë bërë më tha se ne ende nuk jemi të pregaditur për lënden tendë sepse duhet lajmruar prokurorin për këtë lëndë .U ktheva nga gjykata I zhgjnjyer me shpresë se do të përfundon ndonjë ditë tjeter sa jam ketu kjo “odiseadë” e imja që më kishin inskenuar institucionet komunale të inspektoratit dhe gjyqësore të komunës së Vitisë, por kjo nuk ndodhi.
Me erdhi ftesa për në gjykatë dhe e prita me padurim këtë që të ballafaqohem me ata të cilët më kanë denoncuar pa kurfar baze ligjore se gjoja jamë uzurpator I pasurisë publike duke e cilësuar si uzurpim “ mbjelljën “ e tri fidaneve gjelbruese larg pronës sime për vetëm dy metra !.Por Ajo cka I ndodhi këtij mergimtari për heren e dytë në gjykatë është e habitëshme, e patolerueshme ngase aty kësaj radhe ishte prokurori I rastit një femer por e njejta në vend se të më akuzoj me fakte më bente presion që të pranoj fajin të pranoj se jamë fajtor, jam uzurpator por unë kategorikisht refuzova këtë dhe I thash se nuk pranoj të pranoj një fajë që nuk e kamë bërë.
Kërkova që të ballafaqohëm me ata inspekor të cilët më kanë denoncuar se gjoja jamë uzurpator I pronës publike dhe me fakte të tregoj në gjykatë se as që kamë qenë ndonjëherë I njoftuar me këtë denoncim, as njeherë nuk kamë nënshkruar ndonjë procesverbal të bërë në vendin e ngjarjës,se gjoja jamë “uzupues” I prones publike sepse kjo ka ndodhur gati para dy vtesh .Basriu thotë inspekcioni komunal I Vitisë këtë denoncim e ka bërë qëllimisht sa për të arsyetuar se është duke bërë ndonjë pune e vetë bënë veprime kundërligjore sepse vendos objekte në pronë publike me leje të “bajram begut” pa kurfar vendimesh të Kuvendit komunal. Përfundon ai duke u shprehur I zhgnjyer se si mërgimtarët po trajtohën në këtë mynyrë dhe se është I lumtuar që ndoshta vitin tjetër do të jetë krejt ndryshme me sjlljet e organeve tona shtetrore ndaj mërgimtarëve. E tani jam I lumtuar që së paku ma kthyen pasaportën time dhe nuk e “Burgosën “ të njeten, thotë si me ironi mërgimtari. Aziz Zuka