Aktuale

Si iku Gruevski përmes Shqipërisë,zbulohen detaje 

Nga Shqipëria në Mal të Zi, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka kaluar përmes pikës kufitare Hani i Hotit.
Këtë e konfirmon vetë Policia e Shtetit shqiptar por të njëjtën ende nuk e dinë se nga cila pikë kufitare është futur Gruevski në Shqipëri. Duke qenë se karta e identitetit nuk figuron të jetë regjistruar në asnjë pikë kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë, gazetari investigativ nga Shqipëria, Artan Hoxha, ka dyshime se si në Maqedoni poashtu edhe në Shqipëri, rrugët e arratisë Gruevskit ia kanë hapur njohjet e tij të vjetra si dhe ryshfetit.
Nga informacione të tij të brendshme Hoxha tregon se tani për tani policia shqiptare po kontrollon kamerat e sigurisë në të gjitha vendkalimet kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Po shikohen të gjithë shtetasit e R.M-së që kanë hyrë në datat 10 dhe 11 nëntor, sepse dyshimet janë që nëpërmjet formave jolegale ai të mund të ketë kaluar nëpërmjet një marrëveshjeje verbale, nëpërmjet një ryshfeti, nëpërmjet një kontakti të mëparshëm të ketë kaluar në pikën e kalimit kufitar pa iu regjistruar karta e identitetit. Kjo është një formulë që e përdorin zakonisht që kanë problematikë kriminale në Shqipëri ose që duan t’i shpëtojnë arrestimit në rastet ku ata janë në kërkim”, tha Artan Hoxha, gazetar investigativ. Automjeti me të cilën ka kaluar në shtetin malazez është në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Duke qenë se hyrja e Gruevskit në Shqipëri nuk rezulton të jetë bërë në mënyrë ligjore, Hoxha thotë se kjo gjë implikon indirekt edhe personelin e ambasadës hungareze, sepse i ka dhënë ndihmë një personi që të hyjë ilegalisht në Shqipëri, gjë që përbën vepër penale për kalim të paligjshëm të kufirit. Kur ka arritur në pikën kufitare Hani i Hotit, Gruevski ka paraqitur kartën e identitetit për të kaluar në Mal të Zi.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button