Aktuale

Si lindi 8 Marsi?

Fillimisht, 8 marsi u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës! Ndërsa shumë njerëz e mendojnë si një çështje feministë, rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore.

Dita Ndërkombëtare e Grave nisi nga lëvizja e punës për t’u bërë një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara. Gjithçka nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën e Parë Kombëtare të Gruas, një vit më vonë. Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare erdhi nga një grua e quajtur Clara Zetkin.

Ajo sugjeroi idenë në vitin 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë. Kishte 100 gra, nga 17 vende, dhe ata ranë dakord për sugjerimin e saj njëzëri. Ajo u festua për herë të parë në 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër.

Njëqindvjetori u festua në vitin 2011, kështu që këtë vit ne po festojmë teknikisht 115-të Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button