“Si më goditi me sëpatë djali i xhaxhait për 100 metra tokë”/VIDEO 

Një konflikt pronësie për 100 metra tokë ullishte mund të përfundonte në tragjedi të vërtetë.

Tre vëllezër dhe fëmijët e tyre banorë të fshatit Çorrush të Mallakastrës janë të përfshirë në sherr me grushte deri në përdorimin e sëpatës, ditën e djeshme, 24 gusht.

Nezir Lalaj (babai i Sokolit te plagosur) që ka në emër të tij 100 metrat tokë tregon se konflikti nisi një vit më parë kur pa se në çertifikatë ai kishte më pak metra katrorë se i vëllai.

“Tokat i kemi në kufi me njëri tjetrin. Në prill 2017 do nxirrja tokën me çertifikatë. Shoh se unë kisha më pak tokë në tapi dhe më thotë zyrtari që nuk mund të fusim këtë parcelë.  Çështja bllokohet. Komisioni i parë ia la tokën atij dhe i jep 100 metra atij.  Komisioni i dytë më nxjerr mua 2900 metra katrorë, atij i nxjerr 2970 metra katrorë.  Jemi në gjyq

Shteti te nderhyje

Sokol Lalaj, djali që po merr mjekim në spitalin e Fierit pasi u godit me sëpatë nga djali i xhaxhait i kërkon shtetit të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi edhe më të rëndë.StrugaLajmStrugaLajm

Ai jeton në Greqi prej 20 vitesh dhe kishte vetëm pak ditë, të martën e kësaj jave, që kishte mbërritur në shtëpi për disa ditë pushime.

Sokol Lalaj:  Jemi në konflikt me xhaxhanë për 100 metër tokë që unë e kam mbjellë ullinj. Jemi në proces gjyqësor por nuk di shumë detaje nga gjyqi pasi unë të martën (21 gusht) erdha. Kemi një vit që sorollatemi për tokën time. 

Të vijë shteti e policia të ndajë kufijtë. Duam të na i zgjidhë shteti sepse në bashki e në komunë ka njerëzit e vet (thotë për xhaxhain).  Shteti të vijë të na ndajë kufijtë të mos shkojë puna më keq.StrugaLajm

Si nisi sherri

Nezir Lalaj tregon: Dje erdhën në fshat. Vëllai im do të bëjë xhade të madhe  në kopshtin dhe prishi ullinjtë. Unë i kapa kazmën me dorë ai më goditi nga hundët. Më bëri me gjak. Djali u hodh nga gardhi, e shtyu më tutje dhe mua më çoi në shtëpi. Vazhduan më pas sherret

Si u godit me sepate

39 vjeçari tregon dhe si u godit me sëpatë nga kushëriri i tij. Të dyja duart i ka të lidhura me fasho.

“Dje kishte bërë llafe plaku (babai i tij) me xhaxhanë për punën e tokave. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë ik bëj denoncimin në Ballsh tek policia se xhaxhai ka qëlluar babanë. Bëra denoncimin dhe po ikja në shtëpi. Ngjarja ndodhi para komisariatit Ballsh. Filloi të më godiste me sëpatë. Filloi të godiste me bishtin e sëpatës më pas e ktheu dhe më çau me sëpatë në dy vende (tregon duart) Sëpata ra nga bishti dhe autori vrapoi për të ikur por e zunë policët.

Policia ka arrestuar në flagrancë për akuzën “Vrasje e mbetur në tentativë” Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër, djalin e xhaxhait të të plagosurit. Gjithashtu janë arrestuar xhaxhai i tij Zenel Lalaj dhe dhe Besnik Lalaj, djali i xhaxhait të tretë.

In : Rajoni

Loading...
loading...