SI NË FILMA, MOMENTI KUR ARRESTOHET NË BOSNJË DJALI I BOSIT SHQIPTAR TË DROGËS(Video)

Kanë dalë pamjet e momentit të arrestimit të djalit shqiptar të bossit të drogës Naser Kelmandi.

Elvis Kelmendi u arrestua nga njësitë speciale të Bosnje-Hercegovinës. Arrestimi i tij në Neum të Bosnjës të martën, së bashku me dy shoqëruesit e tij dhe akuzohet për trafik droge, krim të organizuar, falsifikim dokumentesh dhe plagosje.

Sipas mediave britanike mësohet se në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona: Elvis Kelmendi 44 vjeç, Slobodan Tomanić 51 vjeç, Harun Babić 22 vjeç, Anel Sejfovic 35 vjeç, Ajlin Ahmić 38 vjeç, Amer Pehlić 38 vjeç dhe Armin Kulashević 38 vjeç.StrugaLajmStrugaLajm

Elvisi nuk është një emër i panjohur për policinë pasi në vitin 2010 ai ishte akuzuar për vrasje.

Ai ishte arrestua edhe në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armë pa leje. Elvisi u denoncua në polici nga e dashura e tij.StrugaLajm

Bashkë me babain dhe dy vëllezërit e tij janë të përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si trafikues ndërkombëtar të drogës.

Ai ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, madje për këtë PK kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij.

Familja Kelmendi njihet për zotërim të madh të pasurisë, ata cilësohen si “bosët e drogës”, të kërkuar nga njësitet policore në disa vende të Ballkanit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...