Si po na detyrojnë ,,ekspertët,, e Ministrisë së Arsimit t’i emërtojmë lëndët mësimore

Emrin e lëndës Gjuhë shqipe dhe letërsi, si duket tash e tutje do e shënojmë si Gjuhë shqipe dhe literaturë në dokumentet shkollore.

Mora shkas nga një bisedë mes kolegësh që shqetësimin tim ta adresoj te mediat, e ndoshta dikush nga përgjegjësit ta vër vath në vesh dhe ta kuptoj se sa e rëndësishme është të shkruajm drejt gjuhën tonë.

Tek po i dorzonim dëftsat e librat e amzës në drejtori , vërejta se disa profesorë e kishin shënuar në vend Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë shqipe dhe literaturë. U habita shumë, prej kur e paskemi zëvendësuar fjalën Letërsi me literaturë. Në shikim të parë dikush do e thot: po në fjalor kuptimi i fjalës literaturë në shqip është letërsi. po, por kur ne e kemi fjalën tonë, plus si në Shqipëri, si në Kosove përdoret njejtë, lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi, pse ne ta përdorim kështu ?StrugaLajmStrugaLajm

Kush punon në arsim e din se posht rubrikës së lëndës së parë mësimore , vie lënda e dytë , e që është Gjuhë maqedonase dhe literaturë, athua kjo është arsyeja që,, ekspertët,, e Ministrisë së Arsimit erdhen në përfundim që edhe lënda jonë të shënohet kështu? Pse e përdorin maqedonasit, nuk d.m.th se duhet ta përdorim edhe ne. Fundja nocioni LET{RSI ka një traditë shumë të gjatë….pse të ndryshohet dhe t’i përshtatet variantit maqedon.StrugaLajm

U ndala vetëm te përdorimi i një termi, por të hysh në faqen e ministrisë dhe të vëresh si është shkruar, duhet ta kapish kokën me të dy duart. Mjer ne!

Tekstshkruesii është profesor i lëndës Gjuhë shqipe dhe letërsi, pran Shkollës së Mesme ,,Niko Nestor ,, në Strugë,

Xhevrije Konjufca – Istrefi


Loading...
loading...