Si sot 20 vjet Rufi Osmani e drodhi Gostivarin për flamurin (VIDEO)

Ish kreu i komunës së Gostivari Rufi Osmani 20 vjet më parë pra me datë 24.05. 1997 para të pranishmëve mbajti fjalim ku gjithë shqiptarët u çuan në këmbë.

Neve nuk na zgjodhi qeveria e Maqedonisë, parlamenti ose presidenti, por na zgjodhet ju, dhe ne mandatin tonë juve do u ja japim, Ne do marrim përsirpër vetëm vullnetin tuaj politik” është shprehur Rufi Osmani me datë 24.05 1997, përcjell TetovaSot.

Ndryshe me 8 korrik të vitit 1997, në orët e vona të natës, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin, përmes të cilit u lejua zyrtarisht përdorimi i kufizuar i flamujve të nacionaliteteve, pra edhe i Flamurit të shqiptarëve, por vetëm për përdorim në dimensionin privat dhe kulturor. Ky vendim i kuvendit republikan, pa respektuar afat e fuqizimit u materializua pak orë pas aprovimit të së njëjtit. Manifestimi i protestës nisi si pasojë e heqjes në orën 1 e 30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, të flamurit kombëtar shqiptar nga forcat speciale të policisë maqedonase.StrugaLajm

Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, përfshi këtu edhe kryetarin e atëhershëm i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani gjithashtu u dënuan me burg dhe vuajtën dënimin edhe Kryetari i komunës Alajdin Demiri-Kryetar i Komunës së Tetovës, Vebi Bexheti Kryesues i Këshillit Komunal te Tetovës dhe Refik Dauti Kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit. Pasojat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 Korrikut ishin tragjike dhe të përgjakshme, u vranë tre shqiptarë, u plagosën me qindra të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo qytetarë jo maqedonas që gjendej duke lëvizur nëpër rrugë. Ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut, u shoqëruan edhe me pasoja afatgjate.StrugaLajm

Nga rrahja dhe keqtrajtimet ç’njerëzore të policisë, brenda kësaj kohe, jetë ndërruan edhe shumë qytetarë të tjerë shqiptarë.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...