Aktuale
Si ta kthejmë shpresën për shqiptarët e Maqedonisë!

Shkëlzen Halimi
LUFTË PËR NGJALLJEN E SHPRESAVE
Lufta e ardhshme e subjekteve politike shqiptare, e organizatave joqeveritare, e inteligjencies së frikësuar do të duhet të jetë luftë për ngjalljen e shpresave të popullit, për kthimin e besimit, optimizmit. Duhet të marrë fund funksionimi i klaneve, i grupeve të caktuara, duhet të marrë fund mentaliteti provincial, bajraktarizmi, duhet demaskuar përfituesit që keqpërdorin emocionet e popullit, si dhe spiunët e shumtë që janë përpunuar nga shërbimet sekrete. Shqiptarët s’do të humbim asgjë nëse ia fillojnë nga pika zero, sepse edhe ashtu janë në minus të madh.
































