Si ta mbroni shëndetin tuaj gjatë verës, çfarë na pret në vjeshtë me koronavirusin, për më shumë lexoni revistën ”Nashe Zdravje” ,ja ku e gjeni


Edicioni i shtatëmbëdhjetë veror i revistës së specializuar për shëndetin dhe jetën moderne “Nashe Zdravje” i markës farmaceutike “Via Farm” tashmë është para lexuesve.Në 40 faqe, revista mbulon tema aktuale dhe sjell përmbajtje interesante dhe edukative, me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe përmirësimin e kulturës së shëndetit në vendin tonë.

“Nashe Zdravje” përsëri në duart e lexuesve
Sigurisht, për momentin temë e pashmangshme është kriza globale e shëndetit e shkaktuar nga pandemia e virusit Covid 19, e cila ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetës që kemi njohur. Si me shumë gjëra, koronavirusi ishte arsyeja që nuk u botua edicioni pranveror i revistës “Nashe Zdravje”, e cila tani është përsëri në duart e lexuesve.

Marica Ugrinovska Batkoska

Marica Ugrinovska Batkoska
StrugaLajm

“Ne jemi përsëri këtu të gatshëm të mësojmë, këshillojmë dhe përhapim një frymë dhe energji pozitive. Dhe këtë herë, nga faqja e parë deri në faqen e fundit, do të gjeni shumë informacione të dobishme që përfaqësojnë vlerën e shtuar të idesë për një jete të shëndetshme që aq shumë është e dëshiruar. Duke pasur parasysh rrethanat, ne do ta arrijmë këtë qëllim të dëshiruar përmes edukimit të përhershëm dhe përmirësimeve personale se si të mbrohemi nga virusi Covid 19. Kjo është arsyeja pse ne përzgjodhëm të intervistojmë një nga njohësit më të mëdhenj të fushës, Dr. Nikolla Panovski, Profesor i Mikobiologjisë dhe Parazitologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, njeriu që në këtë periudhë të pazakontë të historisë sonë, e vuri në dispozicion të komunitetit ekspertizën e tij të provuar, që qytetarëve sa më lehtë dhe sa më shpejtë përballen me pasojat e rënda të shfaqjes së koronavirusit. Gjithashtu, në këtë numër, ekspertët eminentë ndajnë informacion të dobishëm se si të kemi një jetë edhe më të mirë. Sigurisht në revistën do gjeni sugjerime dhe këshilla të tjera e tjera edhe nga fusha e stomatologjisë dhe farmacisë. – thotë kryeredaktorja e “Nashe Zdravje” Marica Ugrinovska Batkoska.


Revista falas “Shëndeti ynë” mund të gjendet në të gjitha barnatoret “Via Farm” në Ohër, Strugë, Vevcan, si dhe në Qendrën Stomatologjike “Dr. Batkoski” në Ohër dhe vende të tjera të njohura në rajon.

Në Strugë revistën” Nashe Zdravje” mund ta merrni falas në Farmacitë ViaFarm në në rrugën:Risto Krle në afërsi të Spitalit si dhe në rrugën Elpida Karamandi në afërsi të Stacionit të Fshatrave dhe në farmacitë e ViaFarm në Llabunishtë,Oktis,Podgorcë dhe Veleshtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...