SI TË FUNKSIONOJMË!

Dinamika e jashtëzakonshme jetën e bën plot me stres dhe depresion.Cilësia e jetës varet nga cilësia e organizimit të saj..Aspiratat individuale i kemi të mëdha, prandaj bëhemi mbretër të ëndrave dhe robër të dëshirave. Disponimi na lëkundet si fija e letrës në erë, sepse vrapojmë pas gjërave vështirë të aritshme që na bëjnë peng të lakmisë. Nga mendimet tona varet edhe funksionimi ynë, nëse posedojmë vullnet do të ndihemi të fuqishëm, nëse kufizohemi vetëm te dëshirat do të jetojmë në mashtrime .Për shkak të flustracioneve personale largohemi nga njerëzit e sukseshëm, në vend që ti kërkojmë shkaqet për flustracionet tona, meremi me pasojat e tyre.Nëse fokusohemi te gjërat e vlefshme mund ta gjejmë alternativën për lehtësimin e jetës, do të ndihemi të relaksuar nëse gëzohemi me atë që e kemi. Për të funksionuar mire duhet tu japim kohë mendimeve tona, por kur do të vijë koha për të vepruar duhet të ndalemi me mendimet dhe të nisim me veprimet.Në këtë mënyrë do të krijojmë një mister rreth vetes se jemi person pozitiv që dinë ku shkon dhe çka kërkon. Duke bërë çdo ditë mire, do ta sigurojmë lumturinë për të nesërmen.Nëse sot nuk kemi qenë të lumtur ,sot edhe nuk kemi jetuar, kur e humbim lumturinë e humbim edhe veten. Lumturia është sikurse rinia, nëse njëherë e humbim atëherë është vështirë të këthehet. Kur ditën e ngarkojmë me gjëra të parëndësishme atëherë nuk kemi forcë të preokupohemi me gjërat e rëndësishme.Brenda në veten tonë është gëzimi i jetës, nëse dime ta shohim atë, atëher do të funksionojmë si njeri prej aksionit, dhe të jetojmë si njeri që dine të funksionojë.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...