Si të mbrohemi nga vala e nxehtë
Këshilla nga Ministria e Shëndetësisë
Si kundër të nxehtit?
1. Evitoni aktivitetet e rënda fizike gjatë priudhës më të nxehtë të ditës (nga ora 11 deri ora 17);
2. Vishni rroba të lehta, mbani syze dhe kapelë;
3. Qëndroni në hapësira të mbyllura të kondicionuara;
4. Konsumoni sasi më të vogla të ushqimit, shmangni ushqimet e yndyrshme dhe me shumë kalori që përmbajnë sasi madhe të sheqerit;
5. Konsumoni sasi më të madhe të lëngjeve, më së shumti ujë dhe shmangni pijet alkoolike dhe pijet që përmabjnë kofein;
6. Gjatë qëndrimit në ambiente të hapura gjeni mundësi që më shpesh të pushoni nën hije;
7. Lahuni me ujë të ftohtë disa herë në ditë
8. Para se të hyni në automjet hapni dritaret për ventilim më të shpejtë të ajrit;
9. Menjëherë thirrni ndihmën e shpejtë në 194, nëse ndonjëri prej anëtarëve të familjes suaj ka lëkurë të thatë dhe të nxehtë dhe është pa vetëdije.