BLENDI PETROL
Aktuale

Si votuan deputetët shqiptarë për Qeverinë e Zaevit

Merale Uzeiri Ferati nga PDSH dhe Rexhep Memedi i Lëvizjes BESA janë dy deputetët që votuan të përmbajtur në seancën për votëbesimin e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, të ngritur nga VMRO-DPMNE. Dy deputetët e tjerë të Lëvizjes BESA të krahut të Kasamit, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli votuan kundër, ndërsa deputeti dhe kryetari i krahut tjetër të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi nuk ka qenë i pranishëm.

Dy deputetët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Syrja Rashidi siç shihet në listën e votimit nuk kanë qenë të pranishëm. Vetëm 40 deputetë të koalicionit të VMRO-DPMNE votuan për mosbesimin e Qeverisë, derisa 62 ishin kundër.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button