SI VOTUAN SHQIPTARËT …..
Dr.Xhevdet Nasufi/Strugalajm
Kuptohet,Shqiptarët nuk janë të djeshëm(më të lashtët dhe autokton në Ballkan),as nuk janë të prapamebutur, por edhe aq më pak jolojal demokjracisë.Por si votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare?
Në Shqipëri
”Mjaftueshëm sa të ruhet stabiliteti”. Kështu e vlersuan votimin në Shqipëri vëzhguesit ndërkombëtar. Sa do që ata ruajn kurtuazin dhe përzgjedhjen diplomatike të vokabularit gjat deklarimit publik, nuk nguruan të jenë të drejtëpërdrejt, të jenë indikativ, pra zgjedhjet kanë mundur të rrezikojn edhe stabilitetin.
Sidoqoft, në këto zgjedhje ngadhnjeu Rama,humbi Basha,mbijetoi stoikisht Meta. Rama ka qënë i sigurt në fitore,Basha nuk ka patur shqetsimin e humbjes që mund të pësoi ( ndoshta arsya gjendet në mareveshjen me Ramen), por mbijetoi Meta. Cka eshtë e veçanta e këtyre zgjedhjeve? Mjerisht,askush nuk mendon se zgjedhjet u zhvilluan ashtu si standardet demokratike kërkojn, apo si procedurat legale parashikojn. Marëveshjet politike,përfshi edhe ate Rama-Basha, objektivisht prodhoi stabilitet bashkë me kulturen qytetare, ama ato nuk mund të jenë substituim i procedurave legale që determinojnë nivelin dhe standardin e zgjedhjeve. Përfundimisht, dukuria e tregëtimit të votave në këto zgjedhje si asnjëher më parë ishte prezente në përmasa që vetvetiu impenjon mosbesimin në verdiktin e qytetarit të dhënë në votimet e 25 qershorit.
Karakteristikë tjetër për tu veçuar në këto zgjedhje ishte mosreagimi,apo thënë edhe më qartësisht mosreflektimi apsolut i Parstisë Demokratike gjatë proçesit zgjedhor, ama edhe parazgjedhor e paszgjedhor, e veçmas i individëve të sajë si lider karizmatik Sali Berisha. Ishte propagand parazgjedhore tejet paqësore,e ballansuar në kohë dhe përmbajtje, ama edhe me paqartësi siç ishte ÇADRA E DEMOKRATËVE, marëveshja Rama Basha(e pëlqyer), e te tjerë.
Sidoqoft,në këto zgjedhje ngadhnjeu Rama, humbi bindshm Basha( çuditerisht, rikonfirmoi postin në parti pas humbjes),kurse Meta mbijetoi dhe dëshmoi zhdërvjellsin në politikë.
Ishte sihariq pozitiv pranimi i parakohshëm i zgjedhjeve parlamentare nga PD nëpërmjet deklarimit të Sekretarit të përgjithshëm të sajë. Pra, marëveshjet politike paraprake u qartësuan si mjeti parësor për rregullshmërin e zgjedhjeve parlamentare.Kjo nuk interferon kultur ligjore.
Dhe në fund, edhe deklarimi i SHBA edhe OBSCE ishte i qart dhe indikativ: Askush nuk duhet të ketë hamendim për nevojen imediate që zgjedhjet të pranohen, konvertuar si porosi dashamirese, Shqipëria të shkoje edhe para të tjerëve në Ballkan me proçesin e anëtarësimit në BE, atje ku edhe historikisht,por edhe realisht e ka vëndin.
Në Kosovë
Në Kosovë, edhe pse zgjedhjet e kanë marë rrugëtimin e proçesit demokratik,të lira dhe demokratike, këto të fundit të parakohshme u ngarkuan në ekstrem me imperativin e fitores.Ndërtimi i bloqeve politike,krahu i luftës dhe i joluftës, solli befasi për dy arësye: U bë gjatë kohë që luftëbërësit pa të drejtë pretendojn prerrogativen e luftës ta konvertojn në prerrogativë politike në pafundësi me të gjitha mjetet. Së dyti,fitorja e Kurtit si parti e mvetësishme,legjitimoi opcionin e kosovarëve për politikë konsistente, karshi shum konformizmave të gjertanishme,sidomos me Serbinë,ama edhe nevojen për politika dhe qeverisje jo abuzive me pushtetin dhe insitucionet. Kjo është bërë rregull veprimi në vëndet e tranzicionit politikë, ku edhe Kosova bën pjesë këmbë e krye.
Sidoqoft,legjitimimi i tre bloqeve politike parlamentare në Kosovë me kapacitet të balansuar politikë(vota) ka indikuar repekusinet politike-qeverisëse veçanrisht në paszgjedhje duke u manifestuar në vështirësi për ndërtimin e qeverisë tani e ca kohë, por edhe me predispozicione që ashtu do jetë vështir edhe gjatë praktikimit të qeverisjes.
Benefiti demokratikë i manifestuar në zgjedhje në Kosovë, duhet të përcillet edhe me nivelin e munguar të pjekurisë politike të partive parlamentare, sidomos karshi svidave të mëdha gjer tani por edhe në vijim, siç është ndërtimi i qeverisë, svidat e integrimit, e në veçanti përballja me Serbinë. Vet ndërtimi i qeverisë tani më po shkon shum vështirë,por edhe më e vështir mund të bëhet praktikimi i qeverisjes n.q.s politikat partiake nuk e tejkalojn vehten në interes të Shtetit të Kosovës. Humbja e mëtejme e kohës së çmuar(tani e disa vite më parë) dëmton Kosovën,dëmton Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët dhe komunitetet etnike. Kosova e kosovarët më së pakti e meritojn këtë.
Në Maqedoni
Në Maqedoni,avazi i vjetër i aranxhuar në kuzhina dhe oborre te vjetra dhe te huja ku jo rrall na skicohet, qartsohet dhe tregohet rruga në oborrin tonë.
Zgjedhjet legjitimuan katër subjekte parlamentare me fuqi të rëndësishme të votës në Parlamentine Maqedonisë.Ishte kjo e tepërt dhe e pakuptueshëm për një numër kaq të vogël votuesish.Një numër i konsideruar votuesish abdikuan nga përcaktimi etnik tradicional i votimit në Maqedoni, për dhe në llogari të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë.U reduktua numri i deputetëve shqiptar në Parlament.Humbi Aliu,edhe më shumë Mendui,kurse fitoi Ziadini, por edhe edhe më shumë Bilali.Ama, humbën shqiptarët.
Qeverin e ndërtuan presionet konstruktive në Maqedoni,ama nuk munguan edhe ato jasht vëndit. Mjerisht, ndërtimin e qeverisë e vështirsuan edhe shqiptarët, për mungesë dhe moskonsekuencë në proekte demokratik,politikë dhe kombëtar. Mjerisht, Deklarata e përbashkët ishte vetëm një mikroekuilibër elitash që nuk korenspondon me imperativin dhe raportin Shqiptar-shtet dhe Shqiptar- institucione.Kjo vazhdon, ashtu sikur edhe vetmargjinalizimi, e pse jo edhe margjinalizimi nga maqedonasit.
Në Maqedoni janë të pritshme reformat e mëdha( Marëveshja me Bullgarin është paralajmërimi), veçmas në rrafshin e integrimit NATO-BE. Kjo së fundit është gjeostrategji amerikane që Ballkanin ta veçoi nga ideologjia dhe interesi rus. Kjo me Zaevin dhe në amblemen e tij do të ndodh, por sigurisht jo edhe të Bujarit, nga se pse nuk e ndodhi kjo gjertani me Teuten dhe Besimin?
Nuk ka dilem, Shqipja sigurisht do kaloi ne/nëpër Parlamentin e Maqedonisë si proekt, ama mos presim se dridhja e malit to prodhoi më shum se një lindje të vockël.Fundja,gjuha Shqipe si gjuhë zyrtare është konstituar dhe instuticionalizuar me Marveshjen e Ohrit, mutatis mutandis,çfar zyrtarizimiinstitucional pritet tani jasht kuadrit të Kushtetutes?