Aktuale

Sindikatat paralajmërojnë grevë të përgjithshme 24-orëshe, kërkojnë rritje më të madhe të pagës minimale

Sindikatat paralajmërojnë grevë të përgjithshme 24-orëshe, kërkojnë rritje më të madhe të pagës minimale
Rritja e çmimeve të produkteve po e rëndon ndjeshëm buxhetin familjar të qytetarëve, për shkak të së cilës sindikatat vlerësojnë se është e domosdoshme një rritje më e madhe e pagës minimale.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bëjnë të ditur se do të vazhdojnë të angazhohen për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve dhe për paga më të larta, me qëllim sigurimin e një standardi më të mirë jetese për punëtorët në vend.
Ndërkohë, protesta e punëtorëve e organizuar nga kjo organizatë sindikale nisi sot në ora 12:05 para Shtëpia e Punëtorëve, në rrugën “Mirçe Acev”, në komunën Qendër të Shkup.
Pas protestës, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë konfirmojnë se mbetet në fuqi paralajmërimi për një grevë të përgjithshme 24-orëshe, e cila këtë herë pritet të përfshijë edhe sektorin privat.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button