BLENDI PETROL
Aktuale

Situata me deponinë në Strugë, tensionon parlametin e Maqedonisë!

Para pesë minutave, për pak është evituar një incident i ri në Parlamentin e Maqedonisë mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Situata është tensionuar gjatë debatit lidhur me gjendjen alarmante në Strugë, për shkak të djegies së deponisë së qytetit, shkruan Gazeta Lajm. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka marrë fjalën në foltore pa i dhënë leje kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi. Pas disa paralajmërimeve, Gjorçev nuk është larguar nga foltorja, dhe Xhaferi ka ftuar sigurimin e Parlamentit që ta largojë deputetin e VMRO-DPMNE-së. Sigurimi nuk ka zbatuar këtë urdhër të Xhaferit, pasi në foltore kanë dalur edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, pas çka Xhaferi është detyruar të japë pauzë 10 minuta, gjë që dëshmon se ai nuk ka kontroll të plotë mbi punën e Parlamentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button