Situata me plazhet e Strugës nuk ndryshon!
Edhe këtë verë mbetet status-kuo situata me plazhet në Strugë. Autoritetet lokale refuzojnë të lëshojnë shpallje për koncesione, ndërsa kontratat e qiramarrësve aktual kanë skaduar që nga viti i kaluar. Megjithatë ata vazhdojnë menaxhimin me plazhet për shkak se me ndryshimet e Ligjit për ndërtim të cilat Qeveria i miratoi vitin e kaluar, përparësi në marrjen e koncesioneve u jepet koncesionarëve ekzistues.
Por koncesionerët shpresojnë të ketë zgjidhje. Ata thonë se janë të gatshëm për sezonin turistik, por nuk do të investojnë në përmbajtje të reja. Edhe në Ohër, për shumicën e plazheve gjatë këtyre ditëve skadojnë kontratat për koncesionet.
Duhet të përdoret atje ku ka mundësi të bëhet një vazhdim i kontratave të koncesionit në bazë të legjislacionit ekzistues. Të bëhet kështu që mos të paraqitet vakum midis periudhës kur koncesionerët ekzistuese kanë të drejtë për të menaxhuar me plazhet dhe në mes të datës së fillimit të kontratave të reja të koncesionit me pronarët e ardhshëm të plazheve– tha kryetar i komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski.
Bakraçeski thotë se për shkak të mosrespektimit të kontratave disa nga plazhet janë sanksionuar, dhe njërit i është anuluar kontrata.
Miki Trajanovski