S’ka më punësime sipas MO, shqiptarët në administratë ende 19% dhe jo 25%?! 

Raporti i fundit i Ministrisë së Administratës në Maqedoni i publikuar në muajin mars tregon se në sektorin publik janë rreth 130 mijë të punësuar. Numri i të punësuarve shqiptarë dhe nga etnitë e tjera pakicë, në sektorin publik aktualisht është rreth 19,5%, ndërsa sipas Marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë 25%.
Në këtë numër bëjnë pjesë edhe ata që ende marrin paga duke qëndruar në shtëpi, tani në pritje që të sistematizohen në ndonjë vend pune. Ministri i Administratës dhe shoqërisë informatike gjithashtu ditë më parë informoi se në 2019-tën nuk do të ketë më punësime përmes Sekratiriatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Nëse është kështu, si do të arrihet përfaqësimi prej 25% i shqiptarëve dhe të tjerëve sipas Marrvëshjes së Ohrit? Sekretari shtetëror në Ministrinë e Administratës Jahi Jahiu thotë për TV21 se këtë tashmë do ta bëjë çdo insitucion veç e veç, duke u matur me balancues që kalkulon punësimet edhe sipas përkatësisë etnike. Por kur 19,5%-shi pritet të arrijë 25%-shin e parashikuar?
“Realisht nuk mund të parashikoj, mund të ketë një metodologji e cila parasheh rritjen e kësaj, sepse në sektorin publik varet se sa ka nevojë, sa njerëz ikin, sa pensionohen dhe sa njerëz futen. Ne tani kemi dy probleme, nga njëra anë na kritikojnë se sektori publik po mbushet pa nevojë, nga ana tjetër kemi edhe kritika se përfaqësimi nuk po rritet, këto janë dy gjëra që janë në kundërthenie me njëra-tjetrën, po i mendojmë të gjitha këto, dhe mendoj se kjo punë do të rregullohet”, tha Jahi Jahiu, Sekretar Shtetëror në MSHIA.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...