Skandaloze: “izlezi.mk” vetëm në gjuhën maqedonase, Qeveria e painteresuar për votat shqiptare?!

Dje në mënyrë oficiale kryeministri i Republikës së Maqedonisë e hapi fushatën për referendumin që do të mbahet më 30 shtator.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë lidhur me fushatën për referendumin ka lansuar edhe ueb faqen www.izlezi.mk ku qytetarët e Maqedonisë informohen për gjitha detajet rreth referendumit, për përfitimet që do ti merr Maqedonia me antarësimin në strukturat euroatlantike dhe shumë dobi të tjera.

Por ajo që është “skandaloze” në këtë ueb faqe është se e njejta figuron vetëm në gjuhën maqedonase por jo edhe në atë shqipe, edhe pse shqiptarët janë shumë të interesuar që referendumi të del i suksesshëm që vendi ynë përfundimisht të kyçet në familjen e madhe europiane.StrugaLajm

Zv/Kryeministri Bujar Osmani si një nga ministrat kryesor në Qeverinë e Kryeministrit Zaev, ende nuk ka sqaruar se pse në këtë ueb faqe nuk fuguron gjuha shqipe që qytetarët shqiptar të informohen më qartësisht për referendumin. Nga funksionerët shqiptar në rrjetet sociale vërehet se shpërndajnë “flaera” gjegjësisht material propagandues, por ato janë vetëm në gjuhën maqedonase.

Qeveria e Maqedonisë gjithashtu ka ndarë edhe mjete për të propaganduar për referendumin, por jo zyrtarisht mësohet se shumica  e mjeteve janë ndarë vetëm për disa shoqata-organizata maqedonase dhe jo te ndonjë shqiptare, edhe pse arka shtetërore mbushet edhe nga qytetarët shqiptar.StrugaLajm

Ende mbetet e pakuptimt kjo neglizhencë nga zv.Kryeministri Osmani, duke pasur parasysh edhe anketat e fundit që janë bërë ku tregojnë se shqiptarët janë shumë të interesuar për refendumin që të dalin të votojnë, por që edhe dëshirojnë të marrin më shumë informata për referendumin në fjalë dhe kështu të ndërtojnë qëndrim final.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal gjatë ditës do të kërkon edhe qëndrim zyrtar nga Qeveria e Maqedonisë se pse ueb faqja www.izlezi.mk nuk figuron edhe në gjuhën shqipe.

In : Aktuale

Loading...
loading...