Skandaloze: Nëna në Dibër ka kryer akte seksuale me burrin 60 vjeçar para vajzës së mitur, dhe e ka detyruar edhe vajzën!

Stacioni policor në Dibër ka ngritur padi penale kundër B.B. (60) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm seksual ndaj fëmiut që nuk ka mbushur 14 vite”.

“Në padinë penale është përfshirë edhe A.K. (37) nga Dibra për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale “kënaqje të epsheve seksuale para dikujt tjetër” dhe “lënie pas dore dhe maltretim të fëmijës”, ka njoftuar MPB, shkruan Gazeta Lajm.

Policia shton se B.B. disa herë seksualisht, duke e prekur, e ka keqpërdorë vajzën e mitur të dyshuarës së dytë A.K.

“Ajo me kërkesë të B.B. e ka detyruar vajzën e saj të kryejë veprime seksuale me 60 vjeçarin, por edhe vetë ka kryer akte seksuale në prezencë të vajzës së mitur. Vajza e ka njoftuar për këto alte babin e saj, prej të cilit ka kërkuar ndihmë. Me vajzën është zhvilluar bisedë në prezencë të profesionistëve nga Qendra ndërkomunale për çështje sociale në Dibër”, njoftoi MPB.StrugaLajm

Pas kësaj është sjellur vendim që A.K. të largohet nga familja dhe të ndërmerren masa plotësuese për mbrojtjen e vajzës së mitur.








Loading…


loading…