SKANDALOZE: Ofendohet rëndë afaristi shqiptar në Austri


Shakatë që janë bërë në natën tradicionale të keqdashjes (Bosheitsnacht) më 1 maj në Ebensee të Austrisë, mund të jenë mjaft të pakripta.

Gjatë këtij viti, disa persona arrogantë e tejkaluan pragun e shijes dhe njollosën dy reklama. Duke përdorur dy shenja që i kishin shkarravitur personalisht në Rindbach, ata e shpallën “zonën e lirë pa Lulzimin”.StrugaLajmStrugaLajm

Ajo që nënkuptohet është Lulzim Fejzullahi, një biznesmen shqiptar i cili në Austri erdhi nga Kosova me asgjë, 16 vite më parë. Në ndërkohë, ai posedon disa restorante e bujtina dhe ka një ulëse në këshillin bashkiak për partinë SPÖ. Në vitet e fundit Fejzullahi ka blerë disa prona në Ebensee, shkruan “OÖNachrichten”, përcjell Shtegu.com. Edhe një vendparking në qendër, i cili më parë ishte përdorur nga të gjithë, tani i takon atij. Vozitësit të cilët nga shprehia (por në mënyrë të paligjshme) parkoheshin aty, ai i denonconte rigorozisht.

Në pranverë, u shpërndanë thashethemet e rreme kinse sipërmarrësi kishte dështuar në përpjekjen për të marrë me qira një bufet në Rindbach, pas rezistencës së pronarit. Shkrimet nëpër tabelat kundër tij, i ka dënuar kryebashkiaku i SPÖ-së, Markus Siller, i cili i hoqi ato me dorë më 1 maj dhe ai është ende i revoltuar. “Të shkruash diçka të tillë, është çnjerëzore”, thotë ai. Të njëjtin mendim e ka edhe farmacisti Martin Daxner, që ofendimet i sheh si rezultat i propagandës ksenofobike nga politikanët.StrugaLajm

Por në këtë skandal ekziston edhe një pikëpamje tjetër në Ebensee. “Shaka nuk ka sfond ksenofobik”, thotë një sipërmarrës i cili dëshiron të mbetet anonim. “Bëhet fjalë vetëm për një shqetësim që dikush këtu blen një pronë pas tjetrës dhe askush nuk e di se ku i merr ai paratë”.

Edhe kjo deklaratë e irriton kryetarin Siller. “Lulzim e menaxnon mirë bizensin si çdo afarist tjetër. Ai punon shumë dhe mban rrezik të madh të biznesit. Por, deri më tani ai ka arritur shumë sukses, gjë të cilën disa individë nuk mund ta përballojnë. Për mua e gjithë kjo nuk është gjë tjetër, vetëm se ksenofobi primitive. Gjithashtu, prapa kësaj qëndron edhe zilia e infektuar sociale”./Shtegu.com

In : Aktuale

Loading...
loading...