Aktuale
Skandaloze:Arsimtari përdhunon nxënësen në Ohër
Një skandal i ri pedofile po e dridh Maqedoninë. Skandali ka ndodhur në shkollën fillore “Shen Kliment Ohridski” në Ohër, ku arsimtari i historisë dyshohet se e ka përdhunuar një nxënëse të shkollës.
Siç informon OhridSkaj, rasti ka ndodhur dje 27 mars, kur arsimtari Kosta L. ka thirrë në kabinetin e tij një nxënëse ndaj të cilës ka ushtruar akte të turpshme, duke e kapur për trupi dhe duke e puthur me zor.
Sipas OhridSkaj gjatë ditës së djeshme për rastin është njoftuar Inspektorati Arsimor dhe Qendra Sociale në Ohër. Ata kanë zhvilluar bisedë me vajzën e mitur dhe me arsimtarin.
Ajo që habit është fakti se për rastin nuk është njoftuar policia.