Skandaloze,ja se si shkruhet Gjuha Shqipe në Komunën e Strugës!

Një dokument zyrtar i lëshuar nga Komuna e Strugës ka arritur në redaksinë tonë. Dokumenti është çertifikatë nga plani urbanistik dhe siç mund ta shikoni është në dy gjuhë, Maqedonisht dhe Shqip.
Por kjo nuk është lajm. Lajmi i vërtetë është mënyra se si është shkruar teksti në Gjuhën Shqipe. Është një përkthim tekstual nga maqedonishtja dhe me plotë gabime drejtshkrimore. Fjalë të shkruara gabimisht dhe fjali pa kurrfarë kuptimi, informon VOX Struga.
Që skandali të jetë më i madh, këtë dokument e kanë nënshkruar dy shqiptarë, Udhëheqësi i Sektorit për Urbanizëm, Natmir Nexhipi dhe Kryetari i Komunës me titull “Doktor shkence”, Ramiz Merko.
A mund të tolerohen gabime të tilla gjuhësore?
Kush i kontrollon këto gabime dhe tallje me Gjuhën Shqipe në administratën komunale?!

Gabimet e bëra nga shpejtësia dhe pakujdesia edhe mund të falen, por kjo nuk është pakujdesi. Është papërgjegjësi dhe skandal i rëndë institucional. Dokumente të tilla qarkullojnë prej kohësh dhe vazhdojnë t’iu jepen për çdo ditë qytetarëve të Strugës.StrugaLajm

/VOX Struga/

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...