Skemat që nuk i flinin çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut


Çfarë politike ishte ajo kur dominohej nga prirjet për manipulim me emocionet dhe ndjenjat kolektive! Kur u duk qartë se mungojnë idetë, vizionet, projektet, atëherë kapacitetet e politikës shqiptare filluan të zhvillohen në rrafshin e disa kalimeve prej një partie në parti tjetër të disa individëve – anonim edhe për lagjet ku jetonin, por që në fakt merrnin peshë të rëndësishme në politikën ditore, por edhe nuancë faktorizimi e propagande. Po cila ishte leverdi e subjekteve politike nga këta individë, të cilët pos që shpërbenin si numër, nuk kishin as njohuri elementare për politikën? Në të vërtetë, këta anonimë që josheshin (nga partia në pushtet) me premtime punësimi, bëheshin vullnetarisht pre e një manipulimi të tejdukshëm, për të shkaktuar thjeshtë nervozë te opozita, në njërën anë, por edhe për ta njoftuar opinionin për diçka “të madhe”, në anën tjetër.
Përfundimisht u bënë të gërditshme lojërat e tilla shterpë, që ishin vetëm në funksion të sasisë. Dhe, në vend që lufta të zhvillohej në funksion të cilësisë dhe veprimit të mirëfilltë politik, suksesi i subjekteve politike zbriti në rrafshin e një gare pa kritere për të treguar se kush ka më shumë anëtarë ose kush kujt ia merr “njerëzit”. Situatat e këtilla sa ishin qesharake, aq ishin edhe absurde. Ndaj dhe këto intriga tregonin qartë se politika pa program, pa ide, është politikë anarkie. Militantët e partisë në pushtet angazhoheshin ekskluzivisht për interesin personal dhe jo për interesin e popullit si kategori më sublime. Si pasojë e një angazhimi të këtillë, që shpesh jepte edhe shembuj të një primitivizmi, shqiptarët u gjendën përballë një gjendje tejet të pavolitshme dhe me shumë të panjohura për të ardhmen e tyre. Prandaj dhe pati skema që nuk i flinin çështjes shqiptare (në Maqedoni), prandaj edhe përforcohej bindja se politika shqiptare nuk ishte në përpjesëtim me dijen dhe ambicien, dhe prandaj të natyrshme ishin dështimet dhe zhgënjimet e çdoditshme.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...