Skënderbeu 2 metra i lartë vendoset përballë veriut

Ditëve të fundit veriu ka siguruar edhe një vrojtues të përhershëm nga jugu i Mitrovicës. Bëhet fjalë për heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.

Busti i lartë 2 metra i heroit të shqiptarëve është vendosur vetëm 1 kilometër vijë ajrore nga kufiri zyrtar i Mitroviës Veriore, shkruan gazetametro.net.

Skulptori Tali Istrefi e ka menduar këtë punim në atë mënyrë, që busti të shikojë nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe Komunat e tjera.
Siç mund ta shihni edhe në video, Skënderbeu dy metërsh sheh nga Mitrovica Veriore por edhe Zvecani e deri në Leposavic.StrugaLajmStrugaLajm

Sidoqoftë, skulptori thotë se kjo është një simbolikë e identitetit shqiptar, për të cilin ai thotë se e ka punuar me shumë dëshirë.StrugaLajm

Ndryshe, skulptori Istrefi ka punë të mrekullueshme nëpër botë. Ai së fundmi ka punuar Nënë Terëzën për një qytet në Gjermani por edhe një tjetër për t’u vendosur në Kanada.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...