Kontest i ri mes Kroacisë dhe Sllovenisë rreth llogaritjes së kohës

Zagreb, 26 mars – Zhvendosja e akrepave të orës dhe ndërrimi i llogaritjes dimërore në atë verore, është arsye  për kundërshtimet  e Kroacisë dhe Sllovenisë, e cila dëshiron ta mbajë llogaritjen dimërore të kohës.

Bashkimi Evropian paraprakisht publikoi  se  nga viti 2021, me siguri, do t’i heq ndryshimet e mënyrës dimërore dhe verore të llogaritjes së kohës.

Nga ministria sllovene e Infrastrukturës  konfirmuan se janë më afër asaj të vendosin për llogaritjen dimërore të kohës  duke u arsyetuar se bëhet fjalë për mbajtje të sistemit dimëror përkatësisht  mesdhetar evropian të llogaritjes së kohës (GMT+1),  në të cilin për momentin përkasin  edhe të gjithë fqinjët e Sllovenisë.

Në deklaratë të shkruar për mediumet, ky vendim i Sllovenisë ende nuk është përfundimtar dhe në rrjedhë janë konsultimet  me vendet e rajonit,  me qëllim që vendet fqinje të koordinohen dhe të zgjedhin  zonë të përbashkët kohore.

Nga Ministria deri te vendet fqinje kanë dërguar  letër me disa pyetje në lidhje me mendimet e tyre për zonën kohore, në të cilën me kënaqësi do të përkisnin, por, nuk është arritur kurrfarë përgjigje.

Nuk ka përgjigje as nga Kroacia, ndërsa nga Ministria e Transportit, Detit dhe Infrastrukturës thonë se nuk kanë marrë kurrfarë shkrimi nga sllovenët.

Përveç asaj, qëndrimi jozyrtar i Kroacisë, është megjithatë, së pari të zgjidhet  mënyra verore e llogaritjes së kohës, më së shumti sepse ky sistem  është më i përshtatshëm për turizmin.

“Ende nuk kemi pasur kurrfarë konsultime me Ministrinë e Turizmit, por ka porosi jozyrtare se më shumë na përgjigjet sistemi veror. Për momentin ajo temë  nuk është në fokusin tonë,  por është e mundur të mundohemi  në të kundërtën e asaj që dukshëm  mundohen fqinjët tanë, slloven, shkruan “Jutarnji list”, duke i’u referuar  informatave të pakonfirmuara nga Ministria e Transportit.

Rekomandimi i Parlamentit Evropian për këtë çështje është të dakordohen vendet fqinje në mënyrë të ndërsjellë, me qëllim që përkatësia ndaj zonave të ndryshme kohore të mos shkaktojë vështirësi të komunikacionit, por edhe në shumë rajone tjera.

Nëse vendet nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët, atëherë Komiteti i Transportit të Parlamentit Evropian, me siguri,  do ta vlerësojë zgjedhjen e çdo vendi anëtar veçmas,  me qëllim që përzgjedhja e kohës të mos sjellë vështirësi  në tregun e brendshëm  të BE-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...