Sloboden Pecat: NË BDI FRIKA PËR TË SHKUAR NË OPOZITË ËSHTË E MADHE

Nga “SlobodenPecat”:

Ish partnerët e koalicionit, liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, i dërguan mesazhe njëri-tjetrit dje në lidhje me kërkesën e BDI-së për një kryeministër shqiptar. Zaev i tha Ahmetit të parë se nuk bëhet kryeministër me 15 deputetë, dhe pastaj Ahmeti u përgjigj se nuk bëhet kryeministër as me 46 deputetë. Pas mesazheve të mprehta që shkëmbyen dy liderët, sot ka heshtje në të dy palët.

Aleanca për Shqiptarët thotë se deklarata e Ahmetit është rezultat i frikës dhe pasigurisë se është e mundur që BDI të bëhet opozitë për herë të parë që nga viti 2002. Po vlon në BDI dhe nervozizmi në radhët e tyre është ngritur në nivelin më të lartë, thonë nga Aleanca për Sloboden Pecat.

“Tetëmbëdhjetë vjet, nga dita e parë, pas zgjedhjeve parlamentare, dihej që BDI do të ishte pjesë e qeverisë, dhe tani ata janë në pasiguri sepse kanë konkurrencë. Një pasiguri e tillë i bën ata të bëjnë deklarata të ndryshme, kanë thënë nga ASH.

Dje, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, pas seancës konstituive të Kuvendit, kur u pyet nëse do ta dërgonte BDI-në në opozitë siç tha në fushatë zgjedhore, tha që duhet ti lihet kohës për të treguar, por sipas tij, koalicioni i udhëhequr nga LSDM mund të formojë një qeveri si me BDI-në ashtu edhe me Aleancën dhe Alternativën.

– E gjitha varet nga heqja e nacionalizmit, por varet gjithashtu nga një kapitull i tërë mbi pastrimin e gjyqësorit, inspektimin e pasurisë. Ne duhet të mendojmë seriozisht për ministrat dhe kryeministrin që do të fillojnë të punojnë për vendin. Ne si LSDM asnjëherë nuk kemi pasur problem me emërimin e ndonjë kandidati, për ndonjë pozicion në vend, por natyrisht që duhet të ketë numra për kryeministër. Me 15 deputetë, një kryeministër nuk është i mundur – tha Zaev.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, iu përgjigj deklaratës së Zaev se ai nuk mund të bëhej kryeministër as me 46 deputetë.

– As me 46 deputetë nuk bëheni kryeministër. Në këtë situatë, të gjitha palët e përfshira kanë nevojë për qetësi, mençuri dhe të mendojnë për interesat më të larta të shtetit. Mund të them që BDI është një faktor stabiliteti në vend. Ne i analizojmë me kujdes situatat, nuk do të nxitojmë. Çdo hap që bëjmë do të jetë në interes dhe në të mirë të shtetit, paqes dhe stabilitetit dhe avancimin e proceseve më të mëdha, siç është Marrëveshja e Ohrit, përfshirë kryeministrin,” tha Ahmeti.

Ndërkohë, të tre partitë, LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI, njoftojnë se negociatat për përbërjen e qeverisë së re do të fillojnë sot.

Partia e Zaevit thotë se negociatat për mandatin e ri katër vjeçar të plotë për një shumicë të qëndrueshme në parlament dhe për një qeveri që do të lëvizë në rrugën evropiane do të udhëhiqen nga kryetarët e partisë, grupet e punës, anëtarët e udhëheqjeve të partisë.

-Një qeveri që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, dhe do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë pjesës së pastrimit të gjyqësorit dhe kontrollit të prejarrdhjes së parave dhe kapitalit të secilit zyrtar, përmes një sistemi që bashkërisht do të biem dakord. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM do të sjellë një reformë serioze të administratës publike, një ndryshim që do të sjellë shërbime efikase, gjithnjë e më të shpejtë për qytetarët, por gjithashtu do të zvogëlojë vëllimin e administratës me 20%, me më pak ministra dhe racionalizimin e shërbimeve publike, tha nga LSDM-ja.

Aleanca për Shqiptarët i tha Sloboden Pecat se ata kishin zhvilluar bisedime joformale me LSDM-në, por asgjë konkrete nuk ishte dakorduar.

– Kemi pasur komunikime joformale, por nuk kemi rënë dakord për asgjë konkrete. Këto ditë pres që të ketë takime konkrete me propozime konkrete. Ne jemi të interesuar të jemi pjesë e qeverisë, por pa BDI. Më në fund, është mirë që si qytetarët, ashtu edhe partia e Ahmetit të jenë në opozitë. Miqtë ndërkombëtarë gjithashtu mendojnë se është koha që BDI të bëhet opozitë, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Arben Taravari.

Nga Aleanca thanë se 12 vendet e fituara janë një konkurencë serioze dhe se matematika e tyre thotë se numri i dy deputetëve të tjerë për Qeverinë nuk është i paarritshëm. 46 deputetë nga Koalicioni “Ne Mundemi” plus Aleanca dhe Alternativa dhe PDSH, janë të barabartë me 59 deputetë. Në këtë rast, Zaevit do ti duhen të paktën 2 deputetë të tjerë për të siguruar një shumicë prej 61 deputetësh për të formuar qeverinë.

Publiku tashmë ka filluar të spekulojë se Zaev mund t’i kërkojë këta dy deputetë në radhët e VMRO-DPMNE. Presidenti i kësaj partie, Hristijan Mickoski, deklaroi se nga bisedat që ka pasur me njerëzit që ai beson, të cilët janë pjesë e përbërjes së re parlamentare, ai nuk beson se ndonjë prej tyre do të mbështesë programin e LSDM-së.

– Le të tregojë koha se kush do të formojë shumicën e re parlamentare. Përndryshe, PO, ata deputetë të cilëve iu afruan njerëz misteriozë që i referohen emrit të kryesisë së LSDM-së erdhën dhe thanë dhe i refuzuan me neveri dhe unë nuk pranoj të komentoj me neveri këtë lloj të tregut – tha Mickoski dje pas seancës konstitutive.

In : Aktuale

Loading...
loading...