Aktuale
Sonte do kujtohet Xhevat Gega, strugani që jetën i’a kushtoi arsimit shqiptar

Me fillim në ora 17, sot (e premte) në Fakultetin Filologjik të Universitetit të “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, me një mbledhje komemorative do ta përkujtojë prof. dr Xhevat Gegën, i cili ndërroi jetë javën e kaluar. Profesor Xhevat Gega tërë jetën ia kushtoi arsimit shqiptar, duke qenë jo vetëm si një pedagog i shkëlqyeshëm, por duke qenë edhe autor i shumë teksteve për nevojat e nxënësve dhe studentëve shqiptarë. Ai do të mbetet i paharruar sidomos për ABETAREN e tij, e cila edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një nga veprat me të mira për mësimin e shkronjave dhe mësim – lexim në gjuhën amtare.