Sonte në Strugë,nisin mbrëmjet strugane të poezisë

Me lexim tradicional të Mallit të Konstantinit për jugun dhe ndezjen e zjarrit të festivalit para Shtëpisë së poezisë, sonte fillon edicioni i 57-të i Festivalit Mbrëmjet strugane të poezisë, që deri më 27 gusht do të mbahet në lokacione të ndryshme të Strugës dhe në disa qytete të vendit.

Sipas traditës, paradite në Parkun e poezisë do të mbillet një dru për nder të fituesit të mirënjohjes më të lartë të Festivalit “Kurora e artë” – poetit polak, Adam Zagajevski, ku do të lexohet poezi, e më pas do të ketë konferencë për shtyp me laureatin.

Pas hapjes zyrtare të manifestimit, sonte vijon leximi poetik ndërkombëtar “Meridiane poetike”.StrugaLajm

Nesër në program është prezantimi i potretit të Mihail Renxhov, fituesit të vitit të kaluar të çmimit “Vëllezërit Milladinov” për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase të botuar mes dy edicioneve të festivalit dhe lexime poetike të poetëve nga zgjedhja më e ngushtë për këtë çmim për vitin 2018. Prezantim të portretit do të ketë edhe për Pauli Tapio, fituesin e çmimit “Urat e Strugës”, të cilin MSP dhe UNESKO e ndajnë për librin më të mirë debutues, si dhe për pjesëmarrës të tjerë të festivalit.StrugaLajm

Festivali do të prëfundojë të dielën me manifestimin “Urat” dhe dorëzimin e çmimeve “Kurora e artë”, “Vëllezërit Milladinov” dhe “Urat e Strugës”.

Në edicionin e 57-të të Mbrëmjeve strugane të poezisë do të marrin pjesë 30 poetë nga 29 vende, mes të cilave Polonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Izraeli, Greqia, Shqipëria, Mongolia, Suedia, Armenia…, si dhe rreth 50 poetë nga Maqedonia.

In : Aktuale

Loading...
loading...