Aktuale
SOT ËSHTË DITA E PARË E EREMISË
Bexhet Asani
SOT ËSHTË DITA E PARË E EREMISË
Nesër është festa e eremisë (14 maj)
Dita e eremisë, si të gjitha festat zgjat dy ditë. Si ditën e arifesë ashtu edhe ditën e eremisë bëhen disa rite. Më 13 maj në mbrëmje fëmijët i shkojnë rrotull shtëpisë duke bërë zhurmë me këmborë, legenë e teneqe të vjetra, për t’i trembur gjallesat e dëmshme si gjarpërinjtë dhe bollat. Duke shkuar rrotull shtëpisë ata këndojnë:
Eremi, deremi,
Gjithë të mirat,
Në shtëpi,
Të këqiat,
Në mulli.
Plasi gjarpri,
Me gjithë fëmi!
Ditën e arifesë duke shkuar rrotull shtëpisë e duke bërë zhurmë këndojnë për të larguar edhe “bythëzinjtë” pleshtat.
Eremi, deremi,
Gjithë të mirat,
Në shtëpi, Bythëzinjtë,
Në mal të zi.
Me këto veprime magjike do të përfundojë dita e parë apo dita e arifesë.