Sot nis protesta e opozitës në Shqipëri (VIDEO)

Kanë nisur të vijnë nga qytetet e ndryshme qytetarët të cilët do i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para kryeministrisë.
Protesta pritet të nisë në orën 12:00 dhe zhvillohet pas 84 ditë qëndresë në çadrën e vendosur para kryeministrisë dhe që e quajnë “çadra e lirisë”.
Protesta e sotme (13 maj) është cilësuar nga opozita si dita kur do të nisë ngritja e Republikës së Re, që kryetari i PD, Lulzim Basha e ka artikuluar qysh prej nisjes së kauzës për zgjedhje të lira në 18 shkurt.
Për nga skenari protesta është e ngjashme me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 ne sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë.
Ora News do të përcjellë live gjithë zhvillimet e ditës së sotme
Ora 09:15 Një mijë protestues nisen nga Berati
Rreth një mijë protestues janë nisur. Nisja e autobuzëve dhe mjeteve të tjera private është bërë mëngjesin e sotëm nga selia blu e këtij qyteti, ku kryetari i saj Gazmend Azizi, rikonfirmoi se demokratët e Beratit do të vazhdojnë t’i bashkohen “kauzës së opozitës së bashkuar” siç e quajti ai. Pesë autobusë dhe dhjetra mjete të tjera të vogla u nisën sot rreth orës 08:00 ndërsa Azizi deklaroi se prej gati dy javësh kjo degë organizoi punën me të gjitha strukturat e saj që protesës së opozitës ti bashkoheshin sa më shumë demokratë
Ora 09:00 Protestuesit nisen nga Vlora
Ora 08:50 -Rreth 2 mijë protestues nga Kukësi
Mbi 2 mije qytetare kuksianë të organizuar dhe me automjete private janë nisur drejt Tiranës për protestën e PD. Qytetarët thanë se po shkojnë për të protestuar kundër varferisë, drogës rrëzimin e Ramës për zgjedhje të lira dhe republiken e re.
Ora 08:40 Sipas drejtuesve të PD llogaritet rreth 3 mijë protestues nga Fieri
Qytetarë dhe anëtare të PD Fier nisen drejt Tiranës për protestë. Janë rreth 20 autobuzë 10 furgona dhe makina private, pohon Luan Baci kreu i PD, Fier.
Ora 08: 20 Kukës, drejtues të PD: 2 mijë protestues drejt Tiranës me mjete private e autobusë
08:05 -2500 persona nga Lezha
Lezhe, qindra qytetarë janë mbledhur në mënyre të organizuar dhe po nisen për në protestën e PD. Mbi 10 autobuzë nga qyteti dhe të gjitha njësite administrative po nisen drejt Tiranes. Kreu i PD, Paulin Marku jane mbi 2500 persona qe po nisen nga Lezha me autobuza dhe mjete private.
Ora 08:00 -3 mijë protestues nga Shkodra
Drejtues të PD në Shkodër bëjnë të ditur se janë rreth 3 mijë protestues që janë nisur drejt Tiranës. 9 autobusë, 15 furgonë dhe mbi 600 mjete private.
Skenari
Për nga skenari protesta është e ngjashme me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 ne sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar nga të rinj do të marshojë nga selia blu, në bulevardin “Zhan Dark”, për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard para hotel “Dajtit”, ku bashkë me ta do ti drejtohet sheshit para kryeministrisë.
Në podiumin e vendosur para asaj që është pagëzuar nga protestuesit si “çadra e lirisë”, do ngjiten qytetarë për të përçuar problemet e tyre, ndërsa mesazhet e fundit politike, bashke me mënyrën se si do vazhdoje protesta, do të jepen nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.