BLENDI PETROL
Aktuale

Sot nis shqyrtimi i listës zgjedhore

Shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet lokale do të fillojë sot më 21 gusht dhe do të zgjas deri me 9 shtator, pas çka Komisioni Shtetërorë Zgjedhor do të shqyrtojë gjendjen e re të të dhënave që do të përdoren ditën e zgjedhjeve. Qytetarët në këtë afat mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për regjistrim, fshirje ose plotësim në Listën e Zgjedhësve, në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ -së, ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë e duhura. Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e listës së votuesve përmes ëeb-faqes së KSHZ -së. Afati i fundit për mbylljen e Listës Listës Zgjedhore është 24 shtatori, ndërsa e njëjta duhet të nënshkruhet deri më 1 tetor.

Ndërkohë, mbledhja e nënshkrimeve për paraqitjen e listave të pavarura të kandidatëve ka filluar që nga 16 gushti. Mbledhja e nënshkrimeve në zyrat rajonale të KSHZ -së do të zgjasë deri më 30 gusht në orën 24:00.

Ende pa u zgjidhur ka mbetur problem me qytetarët që u ka kaluar afati i letërnjoftimeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se po përpiqen që të gjendet një zgjidhje edhe për ta. Ata kanë sqaruar se qytetarët që kanë pasaporta me afat do të mund të votojnë me pasaportë, në ndërkohë po shqyrtohet mundësia që ose të votohet me letërnjoftim të skaduar, ose me një shkresë të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Më 25 gusht pritet të arrijnë 5 % e aparateve që lexojnë shenjat e gishtave, ndërsa deri më 1 tetor pjesa tjetër e aparateve të shenjave të gishtave.  Sipas afateve të rregullta, zgjedhjet lokale duhet të mbahen me 17 tetor. /SHENJA/

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button