Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë

Nga Fjorda Llukmani

Disa nga shqiptarët që jetojnë në Vjenë, u organizuan sot për të kryer homazhe në nder të viktimave të aktit terrorist që ndodhi këtë të hënë. Duke qenë se një prej tyre ishte 21-vjeçari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, kjo na e bënte më të prekshme ngjarjen. U nisëm nga ku filloi sulmi duke ecur në pikat e ndryshme rreth zonës Schwedenplat. Aty ndodhën të shtënat e para që pasuan në vazhdim nëpër rrugicat plot lokale.

Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë
Është një zonë tepër e frekuentuar në Vjenë sidomos nga të rinjtë dhe për këdo që del të pijë një gotë në darkë. Tek ecnim mendoja se njerëzit që jetojnë në qytet do ta kujtojnë këtë ngjarje sa herë të kalojnë rreth e përqark këtyre pikave. Po më dukej si tip “turizëm i errët” të paktën kështu e quajnë eksploruesit që shkojnë të vizitojnë vende, ku kanë ndodhur tragjedi e fatkeqësi natyrore si p.sh Çernobili apo uraganet.

Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë

Kudo kishte lule, qirinj dhe shkrime për viktimat. Në lokalet aty pranë kemi shkuar shpeshherë me miqtë e mi kur dilnim. Imagjino të ishim ne një prej tyre.

Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë

Shqiptari ynë është vrarë përballë sinagogës dhe jashtë një lokali që e kam frekuentuar dy herë. Kishte dalë për të pirë një cigare kur është qëlluar 4 herë nga terroristi. Madje dikush kishte lënë cigare aty pranë qirinjve.

Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë

Për dreq vrasësi ishte dhe bashkëkombës i tij, po shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe të dy besimtarë të fesë myslimane. Çfarë koincidence e keqe në këtë rast!
Në fakt terroristin është turp ta quash mysliman, por ashtu i thënçin.

Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë
Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë

“A thua do të kishte shpëtuar po t’i drejtonte ndonjë fjalë shqip në ato momente?”-mendoja me vete. Mbase ndonjë sharje në nerv e sipër ndaj dikujt që i ka drejtuar pushkën. Eh nga ta dinte ai i shkreti që kishte përballë patriotin e tij. Besoj që gjuha dhe besimi fetar s’do ta shpëtonte Nexhipin nga vdekja, sepse terroristi s’njeh familje, jo më komb, gjuhë, apo fe.

Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë

Një mikesha ime gazetare austriake kishte shkuar dje në shtëpinë e viktimës dhe ka parë një flamur shqiptar në hyrje. Kjo tregon që Nexhipi është rritur me dashuri për atdheun.

Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë
Aty ku gëlonte jeta në Vjenë, një prej qyteteve më të paqta në botë, ndodhi kjo ngjarje që na mëson se nuk jemi aspak të paprekshëm. Askujt nuk i shkonte mendja që një akt terrorist mund të ndodhë në shtetin që e ka mirë me të gjithë.

Sot shkova në homazhet për Nexhipin që u vra në Vjenë

Madje ka dhe harmoni fetare sepse këtu ke kisha sa të duash, por dhe plot xhami për hir të emigrantëve që kanë besim të ndryshëm nga vendasit. Prandaj kurrë mos thuaj “s’më gjen gjë mua”. Po, ty të gjen sepse bota e rrethanat sot kanë ndryshuar. Thjesht përpiqu që kur “të të gjejë” të jesh të paktën i përgatitur emocionalisht./dritare.net

In : Aktuale

Loading...
loading...