Sot skadon afati për dorëzim të kërkesave për subvencione për kooperativat
Afati i parë për parashtrim të kërkesave për subvencione për themelim dhe punë të kooperativave bujqësore skadon sot. Kërkesat parashtrohen çdo tre muaj, ndërsa mbështetja financiare është e pakthyeshme. kooperativat në vitin e parë të themelimit kanë të drejtë për drejtorin dhe një agronom apo veterinar të kërkojnë subvencione në vlerë prej një rroge mesatare mujore. Subvencionet për polisat e sigurisë për kooperativistët janë më të larta dhe paraqesin prej 70 deri 80 për qind varësisht nga madhësia e kooperativës, por jo më shumë se tre milionë denarë në vit. Deri më tani në Maqedoni janë regjistruar 29 kooperativa bujqësore prej të cilave 24 me vëllim të vogël dhe pesë me vëllim të madh, me kapacitet të përgjithshëm prej 870 hektarë sipërfaqe të punueshme, 260 familje bletësh, 450 kafshë, 250 dele dhe 200 dhi.