Aktuale

Sot zyrtarisht do të vihet në përdorim rruga magjistrale Ohër-Shën Naum

Sot zyrtarisht do të vihet në përdorim rruga magjistrale Ohër-Shën Naum me gjatësi prej 24,3 kilometrash. Në ceremoninë e hapjes është paralajmëruar edhe një fjalim i kryeministrit Hristijan Mickoski.

Edhe pse rëndësia e këtij segmenti rrugor është e veçantë, pasi bëhet fjalë për një rrugë magjistrale me rëndësi rajonale që përbën lidhje rrugore me Republikën e Shqipërisë, kjo rrugë ka pritur plot katër dekada për rehabilitim, i cili filloi në gusht të vitit 2023, theksuan më herët nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button