Spanjollët kundër kufizimeve/ Shpërthejnë protestat e dhunshme

Dhjetëra qytetarë janë arrestuar në Spanjë, pas përleshjeve mes forcave të rendit dhe demonstruesve që dolën në rrugë për të protestuar kundër kufizimeve të reja, të vendosura nga qeveria për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Në disa qytete ka pasur plaçkitje dhe vandalizëm.

Trazirat më të mëdha shpërthyen në Madrid, ku dhjetëra protestues bërtisnin: “liri!”. Protestuesit hidhnin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. Sipas shërbimeve të urgjencës, dymbëdhjetë persona, përfshirë tre oficerë policie, u plagosën lehtë gjatë përleshjeve, 32 protestues u arrestuan.

In : Aktuale

Loading...
loading...