Spasovski nga Struga porosi Jankullovskës: Janë shpërdoruar 30 milionë euro në kohën tënde

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pretendon se 30 milionë euro nga ky dikaster në kohën e Gordana Jankulovskës kanë përfunduar në kompani private dhe xhepat e individëve të caktuar. Ai më tej thotë se po zhvillohen hetimet për t’u konfirmuar se kush ka marrë pjesë në shpërndarjen e këtyre të hollave.

Por, unë e lë që këtë ta dëshmojnë hetimet dhe mos ta dëmtojmë atë më shumë. Tërë ajo që do të zbardhet, për çka po punojnë edhe komisionet përkatëse që i kam formuar në MPB, në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, në Byronë për siguri publike dhe Prokurorinë Publike, do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve – deklaroi ministër i brendshëm Oliver Spasovski.

Sipas Spasovskit, jo vetëm në MPB, por në të gjitha organet shtetërore duhet të nisen hetime për të gjitha abuzimet e bëra.

Tërë ajo që është bërë, dhe jo vetëm në MPB, por në të gjitha institucionet, ndërsa fatkeqësisht thuajse nuk ka institucion në Maqedoni në nivel qendror dhe lokal, kudo që të shkoni, e të mos gjeni abuzim. Për këtë krim duhet patjetër të mbahet përgjegjësi sepse përgjegjësia e këtillë dërgon mesazh për udhëheqësit që sot i menaxhojnë institucionet e Maqedonisë, se patjetër duhet të sillen me përgjegjësi ndaj qytetarëve – tha Oliver Spasovski.

Për çfarë shumash konkretisht bëhet fjalë do të dihet pas mbarimit të hetimit. Ish ministrja Jankuloska ngarkohet në disa raste të Prokurorisë Speciale për të cilat vazhdon hetimi. Spasovski thotë se për shkak të keqpërdorimeve të këtilla, në 11 vitet e shkuara policia e vendit ka qenë pa uniforma dhe funksionon në kushte të rënda./Alsat-M

Loading...
loading...











Loading…


loading…