Spasovski rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes një statusi në “Fejsbuk” sot ka lajmëruar se ka rezultuar pozitiv në testin për kovid-19, i njëjti thotë se ndjehet mirë dhe se tanimë veçse është izoluar, shkruan Portalb.mk.

Spasovski theksoi se përkundër respektimit të masave, ai ka rënë në kontakt me virusin dhe aktualisht është në kurim shtëpiak me simptome të lehta.StrugaLajmStrugaLajm

“Edhe përkundër respektimit të masave të cilat i ndërmora për mbrojtjen personale dhe të njerëzve përreth nga fillimi i pandemisë, sot kam marrë rezultatin pozitiv me kovid-19. Fotografinë klinike e kam mirë, e simptome të lehta dhe tanimë jam në izolim shtëpiak, mbrohuni”  kishte shkruar Spasovski në fejsbuk.StrugaLajm

Ndryshe, Oliver Spasovski nga viti 2006-2008, 2011-2014 dhe 2016-2017 ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut më pas i njëjti  kreu funksionin si kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme në dy raste, edhe atë, herën e parë nga 11.11.2015 deri më 18.05.2016 dhe herën e dytë nga 02.09.2016 deri më 29.12.2016 si dhe aktualisht.

In : Aktuale

Loading...
loading...