Spiro Topallovski i bie pishman, heq dorë nga akuza ndaj Nefi Iseinit

Mora një goditje pas shpine dhe nga stresi krijova përshtypjen e gabuar se Nefi Useini ka pasur pistoletë. Me këto fjalë Spirko Topallovski ka ndryshuar deklaratën e dhënë ditë më parë kundër këshilltarit të BDI-së në Komunën e Ohrit, duke thënë se deklarata e tij ishte nxjerrë prej konteksti dhe është manipuluar për qëllime politike. Ai kishte akuzuar Useinin se e ka sulmuar bashkë me vëllaun e tij, ndërsa sot ka thënë se janë miq të mirë dhe janë tejkaluar mosmarrëveshjet e vogla që kanë pasur.

Spirko Topallovski

“Unë Spiro Topalloski tani në gjendje të mirë shëndetësore, dua të demantoj shkrimet që këto ditë dolën në opinion, jashtë kontekstit dhe jashtë gjith[kaje që ndodhi në ditën kritike. Nga një ngjarje e vogël e pakëndshme dhe zënkë, që doli, me siguri për motive politike, gjeqësisht nga struktura të njohura për mua me qëllim të diskreditohet emri i tij dhe të prishet miqësia jonë, u bë film. Derisa unë dhe Nefiu bisedonim, mora një goditje në pjesën e pasme dhe nga stresi që fitova, veçanërisht për shkak se djali im ishte prezent, krijova përshtypje të gabuar për gjithçka. Të jem i sinqertë armë nuk pashë, por në gjithë atë panikë që ndodhi fitova ashtu përshtypje sikur ka pasur pistoletë, por realisht nuk kishte”

Topallovski në letrën të cilën në opinion e ka shpërndarë avokati i tij, thotë se ka pasur vetëm një mosmarrëveshje, e cila është tejkaluar. Nefiu ka qenë dhe do të jetë miku im, thotë ai, duke ftuar më tej mediat dhe opinionin të merren me punë më të rëndësishme dhe të mos konstruktojnë ngjarje të tilla.

Ditë më parë, personalisht ai kishte akuzuar se Nefi Useini bashkë me vëllaun e tij e kishin sulmuar në prezencë të djalit të tij të mitur dhe kishte thënë se e kanë goditur edhe me pistoletë në kokë. Pas këtij denoncimi SPB Ohër ngriti procedurë dhe filloi të hetojë rastin.

In : Aktuale

Loading...
loading...