Statistika negative për Strugën : Më shum vdekje,se sa lindje më 2019!


Sipas të dhënave zyrtare të Entit të Statistikave të Maqedonisë,numri i fëmijëve të lindur në tre muajt e parë të vitit 2019 në Maqedoni në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 është ulur për 13.3% , dhe sillet te 4 555 fëmijë të lindur, për tre muajt e parë të 2019, informohet Strugalajm.com.

StrugaLajmStrugaLajm


Sipas këtyre të dhënave në të njëtën periudhë janar-mars 2019, kemi rritje me 3.7 përqind të personave që kanë vdekur (5 631 persona), krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2018.
Rritja natyrore në rang vendi është negative dhe sillet rreth 1076 persona ,që do të thotë se në Maqedoni më shumë persona vdesin se sa lindin.
Ohri, vazhdon të jetë një nga kjomunat me lindjen natyrore negative të popullësisë .
Në Ohër në të njëtën periudh të afishaur ka në lindur 129 fëmijë ndërsa kanë vdekur 199 persona.
Ndërkohë, rritje natyrore negative ka edhe Komuna e Strugës ku në tre muajt e parë të vitit 2019 janë lindur 121 fëmijë ndërsa kanë vdekur 130 persona.Ndërsa në komunën e Debërcës kanë lindur 8 fëmijë ndërsa kanë vdekur 18 persona në harkun kohor të tremuajve të 2019. (Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...