Stabile është gjendja e sigurisë në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë. Në 24 orët e fundit në tërë rajonin e dy komunave ku është shpallur gjendje krize, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike, nuk ka grabitje ose delikte tjera pronësore dhe nuk ka aksidente, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Në teren, siç citohen në kumtesë, vazhdojnë masat që nëpunësit policor i ndërmarrin sipas planit operativ, e vizitojnë rajonin qendror të qytetit dhe lagjet urbane, i kontrollojnë objektet publike hotelierike dhe të tjera, (markete, klube nate, klube të fitnesit, bastore) dhe kujdesen për zbatimin e masave për parandalim të futjes, përhapjes dhe zbulim të koronavirusit.
Nga MPB informojnë se pa ndërprerë zbatohen masat për kontroll të automjeteve motorike të tjera dhe udhëtuese për hyrje në Dibër dhe Qendër Zhupë.
“Përkujtojmë se hyrja është e lejuar vetëm për personat të cilët janë banorë të komunave, ndërsa njëkohësisht është e pamundur, përkatësisht rreptësisht e ndaluar dalja e të gjithë qytetarëve në rajonin e dy komunave. Pa probleme zhvillohet dorëzimi i ushqimeve, ilaçeve, mjeteve për higjienë personale dhe nevojave tjera për qytetarët në të dy komunat”, kumtoi MPB.
Nga Ministria apelojnë te të gjithë qytetarët e Dibrës dhe Qendër Zhupës, por edhe qytetarët e komunës së Strugës, Ohrit dhe Kërçovës, rreptësisht t’u bashkangjiten masave të rekomanduara dhe udhëzimeve të miratuara nga Qeveria në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa të gjithë personat fizik dhe juridik rreptësisht t’u bashkangjiten udhëzimeve të nëpunësve policor.
Të gjithë ata të cilët i shkelin rekomandimet e dhëna, do të sanksionohen sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit penal. .