Statusi i Ohrit, UNESCO vendos në korrik

Se cili do të jetë vendimi i ri për statusin e Liqenit të Ohrit, si trashëgimi botërore do të vendoset në muajin korrik nga UNESCO. Ndërkohë Komiteti Nacional i trashëgimisë është mbledhur për të shqyrtuar përmbushjen e rekomandimeve të dhëna nga misionet monitoruese të disa viteve më parë

Evis HALILI

Shkup, 20 shkurt – Disa muaj përpara se UNESCO të marrë një vendim të ri për statusin e trashëgimisë kulturore të rajonit të Ohrit, Komisioni Nacional është mbledhur për të shqyrtuar ecurinë e realizimit të rekomandimeve të misioneve monitoruese reaktive të UNESCO-s të bëra në 2017 dhe 2020. Dy nga shqetësimet më të forta të ngritura, sa i përket Maqedonisë, ishin veprimet e pamjaftueshme për të ndalur erozionin e ngadaltë të atributeve të Vlerës Universale të Shquar (OUV) në strukturën urbane dhe më gjerë, si pasojë e rindërtimeve, zhvillimet e papërshtatshme, si edhe rishqyrtimi i projekteve madhore në lidhje me zhvillimin e hekurudhave dhe rrugëve. Sa i takon Shqipërisë, projektet dhe zhvillimet e reja u konsideruan si shumë të dëmshme për bregun e liqenit tashmë të komprometuar dhe zonën e Linit.

StrugaLajmStrugaLajm

“Konkluzionet e misionit 2020, i cili konsideronte se ndërtesat e larta pranë liqenit, cilësia e dobët arkitektonike e mjedisit të ndërtuar (veçanërisht në qytetet kryesore të Ohrit, Strugës dhe Pogradecit (zona tampon), por edhe përgjatë liqenit jashtë qendrave urbane), dhe përdorimi i papërshtatshëm dhe i tepruar i zonës bregliqenase për infrastrukturën turistike, kanë pasur të gjitha një ndikim shumë negativ”, thuhet në raportin e UNESCO.StrugaLajm

Ndërkohë, seanca e së martës e Komisionit Nacional, që u drejtua nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, iu referua Raportit për gjendjen me mbrojtjen e trashëgimisë dhe progresin në zbatimin e Vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

“Duke konfirmuar marrëdhëniet e hapura dhe partneriteti të RMV dhe RSH, kërkuam një mision të përbashkët monitorues reaktiv të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe organeve këshillimore, të cilat do të zbatohet nga fundi i muajit mars për të vlerësuar gjendjen aktuale të Rajonit të Ohrit”, u shpreh ministrja. Anëtarët e Komisionit Kombëtar u njoftuan edhe për Planin Strategjik të rishikuar për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit (2023-2030). Në këtë drejtim, Ministrja e Kulturës konfirmoi se në procedurën për rishikimin e Planit Strategjik, e cila është përgatitur nga ekipi i ekspertëve nga të dyja vendet, indikacionet, vërejtjet dhe rekomandimet që përmban mendimi i organit këshillëdhënës të UNESCO-s janë zbatuar. Këto dokumente të rëndësishme, pasi të dorëzohen në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, do të publikohen edhe në ueb-faqet e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Situata me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit do të shqyrtohet në sesionin e 46-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili duhet të mbahet në korrik 2024, kur do të merret një vendim i ri për statusin e trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore e Rajonit të Ohrit. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...