“Strategjia suedeze” në valën e dytë: ç’synon dhe a po dështon?

Imuniteti kolektiv ndaj koronavirusit në Suedi është ndoshta më i ulët sesa vlerësohej më parë, tha kryedemiologu dhe arkitekti i “strategjisë suedeze” Anders Tegnell, ndërsa numrat në këtë vend po rriten me shpejtësi.

Kryedemiologu, i cili refuzoi mbylljen dhe promovoi përdorimin e gjerë të maskave, gjithashtu pranoi se shteti po luftonte me një valë të dytë pandemië, pasi tha në gusht se një skenar i tillë nuk kishte gjasa.

“Nuk mendoj se përkufizimi është kaq i rëndësishëm, por ne aktualisht po shohim një përhapje të njëkohshme në komunitet,” u tha Tegnell gazetarëve.

Suedia kishte 4,658 raste të reja të koronavirusit të enjten, treguan të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, prandaj numri i shtrimeve në spital dhe numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv po rritet.

Tegnell tha se vala e pranverës në Suedi ndoshta nuk solli imunitetin për të cilin kishin shpresuar, duke shtuar se numri i infeksioneve asimptomatike ishte qartë më i ulët sesa mendohej më parë.

“Numri i njerëzve që nuk kemi diagnostikuar është shumë më i vogël se sa kemi menduar”, theksoi ai.

Megjithëse zyrtarët suedezë të shëndetësisë kurrë nuk kanë thënë drejtpërdrejt se qëllimi është të fitojnë imunitet kolektiv, ku mjaft njerëz kanë zhvilluar imunitet për të ndaluar përhapjen e epidemisë, është thënë se ky është pikërisht qëllimi i strategjisë suedeze.

Suedia ka pasur deri më tani gjithsej 6,122 vdekje nga koronavirusi.

Për sa i përket popullsisë, vendi ka shumë më tepër vdekje sesa fqinjët e tij nordikë, por jo aq sa Spanja apo Britania e Madhe. /tesheshi.com/

In : Aktuale

Loading...
loading...