Strazha e mbuluar nga mjegulla

Mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në qafat malore Strazhë dhe Pletvar. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, ndërsa reshje të shiut me intensitet të dobët ka në pjesën perëndimor të vendit.

Siç informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë në akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla.

Ata apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.StrugaLajm

Informojnë se ekipet kujdestare të Rrugëve të Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...