Aktuale

Struga forcon lidhjet me Kosovën: Kryetari Qyra në takim zyrtar me Konsullin Agim Krasniqi

Kryetari i Komunës së Strugës, Qyra, ka pritur në një takim zyrtar Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Agim Krasniqi, me rastin e zgjedhjes së kryetarit të ri të komunës.

Gjatë takimit, kryetari Qyra falënderoi konsullin Krasniqi për vizitën dhe urimet e shprehura, duke theksuar rëndësinë bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe forcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet institucioneve lokale dhe përfaqësive diplomatike.

Në kuadër të bisedimeve u trajtuan tema me interes të përbashkët, të fokusuara në zhvillimin lokal, thellimin e lidhjeve institucionale dhe avancimin e projekteve konkrete në shërbim të qytetarëve të Strugës. Kryetari i komunës theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konstruktiv me institucionet e Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe bashkëpunimit rajonal.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button