Struga në mes KRENARISË së dikurshme….dhe MARRËZISË së tanishme!
Struga vazhdon të mbetet temë diskutimi në mjetet e informimit ditor me deklaratat “PERLA” të Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko.
Jemi të gjithë dëshmitarë të ndjenjës së KRENARISË tuaj në rrethe të ndryshme si struganë, me intelektualë që shpërndanë arsimin në vendbanime të ndryshme, qytetarë me vetëdije të lartë politike dhe patriotike, qytet turistik unik, Lumin Drini i Zi në mes, me “Mbrëmjet e Poezisë në Strugë”, pra si “Struga s’ka Tjetër” … dhe gjendjes së MARRËZISË së Komunës së Strugës dhe qytetit që është katandisur nën menaxhimin e Merkos.
Mjafton të shihni gjendjen kaotike në qytet me infrastrukturë dhe urbanistikë, e të kujtoni arsyetimet dhe shprehjet qesharake të Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko, në Shekullin e 21-të, në lidhje me problemet të cilat vet i ka shkaktuar në qytet, siç janë:
“Zoti e dha – Zoti do ta marrë” – për mospastrimin e rrugëve nga rreshjet klimatike!
“Mos ju ngjaj si Kryetar Komune që duhet të vozitem me Fiqo” – për makinën e blerë me paratë e popullit!
“Struga si Zvicra” – për gjendjen kaotike, katandisjen e qytetit në çdo drejtim!
“Netët e errëta janë më romantike” – për mosfunksionimin e ndriçimit publik në qytet dhe fshatrat përreth! – Dhe kjo e fundit që i vë kapakun:
“Kur mund të theren qengjat pse të mos theren edhe qentë” – për gjendjen në qytetin e Strugës me qentë endacak.
Pra, një komunë me kaq pasuri natyrore dhe burime njerëzore KRENARE, e paskemi pasur taksirat të përjetojmë këto MARRËZIRA në mungesë të plotë të turpit.
Pra, intelektualë struganë merrni guximin, vetëdijësohuni për kohëzionin tonë dhe ndaloni që skandalet të kthehen në normalitet dhe normalitetet të kthehen në skandale.
NDRYSHIME.
Aleanca Per Shqiptarët – Dega në Strugë.