BLENDI PETROL
AktualeStruge

Struga në zi: Ndahet nga jeta muzikanti dhe doganieri Nuri Hajdari

Struga ka humbur një nga bijtë e saj të çmuar. Nuri Hajdari, i punësuar në Doganën e Maqedonisë, ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit, ku ishte shtruar për trajtim pas një aksidenti trafiku që pësoi disa ditë më parë. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin strugan.

Nuriu ishte pjesë e një familjeje intelektuale, e angazhuar në jetën artistike të qytetit. Përveç profesionit të tij, ai ishte një muzikant i spikatur, një instrumentist virtuoz, i cili për vite me radhë pasuronte atmosferën e eventeve familjare dhe shoqërore me talentin e tij. Dashuria për muzikën dhe përkushtimi ndaj artit e bënin një figurë të respektuar dhe të dashur në Strugë.

Ai iku në një moshë të re, në një kohë kur kishte ende shumë për t’i dhënë familjes, shoqërisë dhe muzikës. Humbja e tij është e parakohshme dhe e dhimbshme, duke lënë pas një boshllëk të madh te të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.Struga sot humbi një artist, një profesionist dhe mbi të gjitha një njeri të mirë.Pusho në paqe, Nuri!(Strugalajm . com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button