Aktuale

Struga ngrihet në këmbë për të drejtat e grave më 8 mars!



Struga më 8 Mars do të jetë nikoqire e një marshimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me mesazh të qartë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe me thirrje për një komunitet më të zëshëm, më të përgjegjshëm dhe më solidar.
Ngjarja është paralajmëruar për të dielën, më 8 mars 2026, me fillim nga ora 12:00, ndërsa pika e grumbullimit do të jetë te Monumenti i NOB-it në sheshin “Mother Teresa Square”.
Marshi do të mbahet nën moton:
“Për secilën që ka heshtur – ne flasim. Zëra që nuk heshtin”,
duke dërguar një mesazh të fortë se heshtja nuk mund dhe nuk duhet të jetë përgjigje ndaj dhunës. Organizatorët theksojnë se qëllimi është që në mënyrë të përbashkët dhe dinjitoze të theksohet nevoja për rezistencë ndaj të gjitha formave të dhunës mbi gratë dhe vajzat.
Me këtë aktivitet, organizatorët u bëjnë thirrje qytetareve dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshimit për të shprehur solidaritet dhe mbështetje publike për të drejtat e njeriut, barazinë dhe sigurinë e grave. Mesazhi është i qartë: mbrojtja nga dhuna nuk është çështje private apo familjare, por përgjegjësi e përbashkët e gjithë shoqërisë.
Marshi në Strugë vjen si akt i angazhimit qytetar në prag të 8 Marsit, me fokus te dinjiteti dhe e drejta e çdo gruaje dhe vajze për të jetuar pa frikë. Përmes kësaj nisme publike, organizatorët rikujtojnë se mbështetja, zëri publik dhe përgjegjësia institucionale duhet të ecin paralelisht.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button