Aktuale

Struga nis një nga projektet më atraktive buzë liqenit te Vreshtat!

Projekti për rikonstruksionin e rrugës në lagjen “Vreshtat e liqenit” është vënë në qendër të investimeve infrastrukturore që po realizohen në Strugë, i prezantuar gjatë vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të komunës Mendi Qyra.
Sipas të dhënave zyrtare, projekti përfshin rikonstruksionin e rrugës ekzistuese në gjatësi prej 700 metrash, si dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne për lëvizje, përfshirë shtigje të veçanta për këmbësorë dhe biçikleta me gjerësi nga 3 metra.
Punimet zhvillohen në segmentin nga autokampi “As” deri te derdhja e lumit Sateska, në një nga zonat më të frekuentuara buzë Liqeni i Ohrit, e njohur për potencialin e saj turistik.
Autoritetet lokale vlerësojnë se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e atraktivitetit të kësaj zone, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe vizitorët.
Përveç këtij projekti, në Strugë po vazhdojnë edhe investime të tjera infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e rrugës turistike, kolektorin në Radozhdë dhe projektin për kanalizimin në Vranishtë

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button