“STRUGA OPEN 2024″një sukses DRIN-it dhe Alim Hajredinit

K. K “SANSAI”, K.K “BASHKIMI 2002” DHE K.K “ULQINI” FITUESIT NË “STRUGA OPEN 2024”

Përfundoi Turneu Ndërkombëtar në Karate “Struga Open 2024″nën organizim teknik të Klubit të Karatesë “Drini”, me pjesmarrje të mbi 400 sportistëve nga 50 klube nga katër shtete si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe klubet nga Maqedonia e Veriut.
Turneu filloj me një valle të luajtur nga Sh. K. A “Valët e Liqenit” nga Ladorishti, për të vazhduar me yllin e ri të Strugës Kastriot Malo – Kev, me hitin e tij të ri “Damn Son”
Më pas të parnishmit i përshëndeti organizatori dhe trajneri i K. K “Drini” prof. Alim Hajredini.
Ai pershëndeti të pranishmit, mysafirët e në veçanti donatorët e këtij turneu, pa të cilët nuk do të mund të organizoheshte ky turne.
Me fjalë rasti përshëndetën edhe nga Federata e Maqedonisë së Veriut, nga Federata Shqiptare z. Erton Latollari, nga Federata e Kosovës z. Nazmi Gashi, nga Ulqini z. Ruzhdi Rama dhe ne fund shpalli të hapur turneun personi që 19 vite është pjesë e këtij aktiviteti Nënkryetar i Federates së Kosovës z. Ismail Fazliu.
Organizatori për mysafirët dhe donatorët ndau plaketa dhe mirnjohje.
Për të gjithë fituesit u ndanë diploma, medalje dhe kupa.
Dy klubet më masovike të turneut u shpallën, K. K Agim Ramadani” nga Gjilani dhe K. K “Çole” nga Ohri.
Në bazë të radhitjes përfundimtare u shpallën edhe tre klubet më të suksesshme të turneut.
Vendi i parë i takoi K.K “Sansai” nga Kavadarci, në vend të dytë K. K ” Bashkimi 2002″ nga Kumanova dhe në vend të tretë K. K “Ulqini” nga Ulqini.
Vijuan klubet si “Tirana”, “Dibra” “E.E Wazari” etj.
Klubi i Karatesë “Drini” edhe në aspektin e rezultatit nuk mbeti mbrapa, duke fituar 5 medalje ari, 6 të argjentë dhe 9 të bronzta.

Mirupafshim në “Struga Open 2024”!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...